Vaterpolo, Kroacia triumfon ndaj Italisë në finale

Publikuar: 12.08.2012 - 19:52

Londėr, 12 gusht – Vaterpolistėt e Kroacisė fituan sot medaljen e artė olimpike, pasi nė ndeshjen finale mundėn Italinė me rezultatin 8:6. Mė i miri nė mesin e kroatėve ishte portieri Paviq, i cili pati nėntė topa tė mbrojtur. Ai tha se i duhej tė mbronte shkėlqyeshėm, sepse i kishte premtuar tė birit se do t’ia sillte medaljen  e artė nga Londra, raporton Veēernji list.

“Mbrėmė pėr pak nuk kam vdekur pasi djali filloi tė qante pėr arsye se ndoshta nuk do t’ia sillja medaljen e artė nga Londra. Por, djali im, e arta mbėrrin nė shtėpi”, tha ai pėr gazetėn.

Kjo ishte medalja e tretė e artė pėr Kroacinė dhe ky ėshtė suksesi mė i madh i sportistėve tė kėtij vendi nė olimpiadat e deritashme.

Medaljen e bronztė e fitoi Serbia, vaterpolistėt e sė cilės nė luftė pėr vendin e tretė sot mposhtėn Malin e Zi me rezultatin 12:11, megjithėse ishin nė disavantazh prej tre golave.