Reprizë e Pekinit, SHBA-ja e artë, Spanja e argjendtë

Publikuar: 12.08.2012 - 18:36

Londėr, 12 gusht - Basketbollistėt e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės e fituan sot pasdite medaljen e artė olimpike, pasi nė ndeshjen finale kundėr Spanjės arritėn fitore me rezultat 107:100.

Kėsisoj, Dream Team reprizoi epilogun e katėr vjetėve mė parė nė olimpiadėn e Pekinit, kur qe takuar dhe e pati fituar medaljen e artė kundėr spanjollėve.

Kėsaj here amerikanėve iu doli mė shumė punė se nė Pekin, por pos vetė spanjollėve pak kush dyshoi se basketbollistėt e SHBA-sė edhe nė Londėr do tė stolisen me tė artėn, qė ėshtė e 14-ta e artė e tyre nė olimpiada.

Lojtari mė efikas nė radhė e amerikanėve ishte Kevin Durant, me 30 pikė, derisa LeBron James shėnoi 19 pikė, ndėrsa Kobe Bryant shtoi edhe 17 pikė tė tjera.

Nė mesin e spanjollėve, mė sė shumti pikė shėnoi Pau Gasol, 24 gjithsej, i ndihmuar nga Navarro me 21 pikė.

Nė turneun olimpik tė basketbollit nė Londėr sot u zhvilluan edhe beteja pėr medaljen e bronztė, qė i takoi Rusisė, basketbollistėt e sė cilės ia dolėn tė mposhtin Argjentinėn nė minutėn e fundit tė lojės, me rezultat 81:77.