Bolt: Erdha të bëhem legjendë, dhe u bëra

Publikuar: 12.08.2012 - 14:55

Londėr, 12 gusht  - Sprinteri xhamajkian Usain Bolt ėshtė shprehur i lumtur me fitoret e korrura nė Olimpiadėn Verore, Londra 2012.

Ai nė kuadėr tė ekipit tė Xhamajkės, fitoi njė ditė mė parė nė stafetėn olimpike tė meshkujve 4 X 100 duke thyer edhe rekordin botėror.

Por, para  kėsaj, Bolti rrėmbeu dy medalje tė arta nė vrapimet e shpejta nė 100 dhe 200 metra.

“Ndjehem shkėlqyeshėm, Jam i lumtur pėr atė qė bėra. Erdha kėtu tė bėhem legjendė, dhe tash jam (legjendė) dhe jam shumė i kėnaqur me veten”, tha Bolt, transmeton REL.

Njė kontstaim tė tillė pėr sprinterin xhanjkian e ka dhėnė edhe kreu i Komitetit Ndėrkombėtar Olimpik Zhak Rozhe, i cili disa ditė mė pare kishte deklaruar se Bolt duhet tė dėshmojė madhėshtinė, para se tė deklarojė se ėshtė legjendė e gjallė.

“Mė lejoni ta finalizojė kėtė ēėshtje: Usain Bolt ėshtė njė legjendė aktive, ai ėshtė sprinteri mė i mirė i tė gjitha kohėrave”, citon agjencia AP, presidentin Rozhe.