Londër: Atletët bashkohen në fushatën kundër urisë

Publikuar: 12.08.2012 - 14:01

Londėr, 12 gusht - Disa prej atletėve mė tė spikatur nė Lojrat Olimpike, pėrfshi etiopianen Tirunesh Dibaba, fituese nė 10 mijė metra pėr femra, janė bashkuar nė njė fushatė kundėr kequshqimit tė fėmijeve nė disa prej vendeve mė tė varfėra tė botės.

Atletėt i drejtuan njė letėr, kryeministrit tė Britanisė sė Madhe, David Cameron, pėrpara “samitit tė urisė”, ose takimit tė ardhshėm tė G-8 nė Londėr, transmeton TCH.

Ata i kėrkojnė nė letrėn e hapur kryeministrit qė ta shndėrrojė luftėn kundėr urisė dhe varfėrisė nė botė nė njė pėrparėsi tė grupit tė tetė vendeve mė tė industrializuara tė botės.

Britania do tė marrė presidencėn e grupimit vitin e ardhshėm.

Nė njė pėrgjigje tė Londrės zyrtare, “falėnderohej” nisma dhe shprehej vendosmėria e qeverisė pėr tė shndėrruar nė realitet kėrkesat e drejtuar nga atletėt.