Bolt i gatshëm të garojë në kërcim së gjati

Publikuar: 12.08.2012 - 13:45

Londėr, 12 gusht - Sprinteri mė i mirė i tė gjitha kohėrave, Usain Bolt, mund tė jetė i gatshėm qė tė garojė nė kėrcim sė gjati nė Lojėrat Olimpike tė vitit 2016.

Ai ka arritur atė qė ka dashur, duke u bėrė njeriu i parė qė fiton dy herė radhazi tė artat nė sprint nė 100 dhe 200 metra dhe tash po kėrkon njė sfidė tė re para se tė pensionohet pas katėr vitesh.

"Unė kam arritur synimin qė kisha, tė bėhem legjendė, kėshtu qė tash mė duhet tė gjej diēka tė re qė mė motivon pėr tė arritur gjėra tė mėdha. Kėrcimi sė gjati ėshtė njė gjė qė gjithmonė kam dashur ta provoja", ka thėnė Bolt.

Carl Lewisi, tė cilin e kaloi Bolti si sprinteri mė i mirė i tė gjitha kohėrave, ka fituar katėr medalje tė arta olimpike nė kėrcim sė gjati si dhe dy olimpike nė 100 metra sprint dhe njė nė 200 metra.

Bolt tash po shikon qė tė mbrojė titujt nė 100 dhe 200 metra nė Rio, si dhe tė garojė nė kėrcim sė gjati, para se tė pensionohet.

Por ai ka thėnė se nuk e ka ndėrmend tė garojė nė 400 metra, edhe pse kampioni olimpik nė 800 metra dhe rekordmeni i botės nė kėtė distancė, keniani David Rudisha, ėshtė shprehur i gatshėm pėr njė garė tė veēantė mes tyre nė kėtė distancė.

Bolti ditė mė parė ka kritikuar amerikanin Lewis, pasi ky i fundit kishte aloduar se xhamajkasi ėshtė i dopinguar, pas rekordeve tė botės qė i vendosi nė 100 dhe 200 metra sprint nė Pekin katėr vjet mė parė.

"Unė nuk kam respekt pėr Carl Lewisin. Ėshtė nėnēmuese mendimi i tij pėr atletėt. Ai thjesht po kėrkon vėmendje pasi askush nuk flet pėr tė. Ka qenė shumė zhgėnjyese pėr mua kur kam dėgjuar se ēfarė po thotė. Kur njerėzit dyshojnė tek ne, ėshtė vėrtet shumė e vėshtirė. Ne po japim maksimumin pėr t'i treguar botės se po vrapojmė pastėr", ka thėnė Bolt.

Bolt ka thėnė se do tė largohet pas katėr viteve kur mbush 30 vjet, pasi tė tjerėt mund tė bėhen tepėr tė shpejtė pėr tė.

"Yohan Blake do tė jetė nė zjarr nė katėr vitet e ardhshme. Do tė pėlqeja tė largohesha mė herėt, para se ai tė nisė tė vrapojė tepėr shpejt pėr mua", ka thėnė Bolt.