Maratona zhvillohet sot, në ditën e fundit të "Londra 2012"

Publikuar: 12.08.2012 - 08:40

Londėr, 12 gusht  - Kenianėt do tė vrapojnė me zemėr tė lėnduar dhe si favoritė absolutė nė garėn e maratonės sė meshkujve nė rrugėt e Londrės, shkruan sot Koha Ditore.

Katėr vite mė parė nė Pekin, Sammy Wanjiru fitoi tė artėn e parė olimpike nė maratonė pėr meshkujt e Kenias, Por, ai vdiq vitin e kaluar pasi ra nga ballkoni nga kati i dytė, pas njė zėnke familjare. Bashkėkombėsit e tij do tė garojnė me tė nė mendje.

Pritjet janė shumė tė mėdha pėr garėn qė zhvillohet tė dielėn (sot) nga ora 12:00, nė ditėn e fundit tė LO "Londra 2012. Grupi i pėrbėrė nga Wilson Kipsang, Abel Kirui dhe Emmanuel Mutai, shumė lehtė mund tė fitojnė tė tri medaljet pėr Kenian, njė gjė qė nuk donė tė premtojnė. Atletėt nė maratonė vrapojnė 42 kilometra e 195 metra.

"Kjo ėshtė shumė sfiduese pėr ne. Tė gjithė kenianėt thoshin, 'Ju maratonistėt do tė na shpėtoni ne, pasi jeni tė fundit qė garoni'. Jemi nė njė presion tė madh", ka thėnė Mutai.

Jo mė kot pritjet janė kaq tė mėdha.

Kipsang ėshtė ndėr figurat mė tė famshme tė maratonės nė ditėt e sotme. Ai fitoi maratonėn e Londrės prillin e kaluar. Mutai zakonisht pėrfundon nė treshen mė tė mirė tė maratonave dhe Kirui ėshtė kampion i dyfishtė i botės.

Nuk ėshtė njė pėrbėrje e keqe pėr tė sfiduar kundėr etiopianėve, qė janė rivalėt kryesorė tė kenianėve nė luftė pėr tė artėn.

"Unė e di se kemi dy gjėra pėr tė bėrė nė Londėr. E para ėshtė qė tė mbrojmė titullin qė e ka fituar i ndjeri Samuel Wanjiru. Dhe po ashtu tė arrijmė suksese pėr vete. Unė personalisht dua tė sigurohem qė tė vrapoj sa mė mirė. Nėse fitoj medalje tė artė atėherė ėshtė njė arritje e madhe. Por, mė me rėndėsi ėshtė qė tė mbrojmė titullin olimpik", ka thėnė Mutai.

Wanjiru ishte dominues nė vrapime tė distancave tė mėdha, para se tė vdiste. Atleti 24-vjeēar kishte fituar maratonėn e Londrės nė vitin 2009 si dhe atė tė Chicagos nė vitin 2009 dhe 2010.

Me Wanjirun nė mendje, kenianėt janė duke u munduar qė ta mbajnė nė pronėsi medaljen e artė olimpike.

"Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė tė fitojmė medaljen e artė", ka thėnė Mutai.

Ndryshe nga Lojėrat Olimpike tė kaluara, kėsaj radhe nuk do tė ketė britma tė tifozėrisė me t'u futur garuesit nė stadium. Kjo pasi gara do tė pėrfundojė disa kilometra larg stadiumit.

Legjenda etiopiane Haile Gebreselassie thotė se ėshtė mėkat qė garuesit nuk pėrfundojnė garėn nė stadium. Ai vlerėson se ėshtė dashur tė ndodhte kjo pasi tifozėt britanikė janė fenomenalė.

"Kjo ėshtė tifozėria mė e mirė qė kam parė nė jetėn time nė atletikė. Do tė ishte shumė mė mirė po qe se gara do tė pėrfundonte nė stadium", ka thėnė Gebreselassie, kampion i dyfishtė olimpik nė 10 mijė metra vrapim dhe ish-rekordmen i botės nė maratonė.