Greqi, sekuestrohen 500 kg drogë, policia publikon emrat e shqiptarëve

Publikuar: 09.02.2014 - 09:59

Policia greke ka publikuar emrat e dy shqiptarėve, tė cilėt u kapėn me 500 kg drogė nga policia greke nė Igumenicė. Ata janė, Robert Gėrdhuqi dhe Asllan Brata dhe u arrestuan njė ditė mė parė nga policia pėr trafik droge.

Sipas policisė lėnda narkotike u sekuestrua nė njė skaf. Njėri nga transportuesit e drogės Robert Gėrdhuqi ėshtė person me precedent tė mėparshėm penal. Ai ėshtė dėnuar nė vitin 1998 pėr vrasje, raporton “Shekulli”.

Polica ka shpallur nė kėrkim edhe 35-vjeēarin XH.T nga Saranda. Operacioni nisi qė prej kanalit tė Korfuzit, ku ishte pikasur njė mjet lundrues, qė dyshohej se transportonte drogėn. Motoskafi ėshtė ndjekur deri nė zonėn bregdetare tė njohur si Valto, ku ėshtė tentuar tė shkarkohen 19 ēanta me lėndė narkotike.

Policia ka ndėrhyrė nė kohė, duke sekuestruar drogėn, rreth 500 kg marijuanė, e duke vėnė nė pranga 4 trafikantėt, dy shqiptarė e dy grekė.