Në Gjirokastër e Kakavijë kapen 101 klandestinë

Publikuar: 21.08.2013 - 10:51

Operacione nė Gjirokastėr e Kakavijė, kapen 101 klandestinėGJIROKASTĖR- Kanė vijuar edhe sot operacionet e policisė kufitare tė Kakavijės pėr kapjen e klandestinėve, tė cilėt e pėrdorin Shqipėrinė si vend transit pėr tė kaluar nė shtet e Europės.

Mėsohet se nė 4 operacione tė ndryshme janė kapur 69 klandestinė nga policia e Kakavijės. Klandestinėt e ndaluar janė nga Maroku dhe Siria.

Operacioni i parė ėshtė zhvilluar pėrballė fshatit Zervat, ku u kapėn 18 klandestinė, operacioni i dytė u zhvillua nė fshatin Dritė, u kapėn 22 klandestinė, operacioni i tretė u zhvillua poshtė Kakavijės dhe u kapėn 14 klandestinė, ndėrsa operacioni i katėrt u zhvillua nė Jorgucat dhe u kapėn 15 klandestinė.

Sipas policisė, evidentimi i klandestinėve ėshtė bėrė pėrmes pajisjeve logjistike tė dhuruara nga ambasada e SHBA, transmeton BW.

Ndėrkohė qė nė njė operacion tjetėr nė Gjirokastėr janė kapur 32 klandestinė, tė cilėt vinin nga Pakistani dhe Afganistani. Operacioni drejtohej nga shefi i seksionit antitrafik, Vojo Peci.

Sipas policisė, klandestinėt lėviznin nė kėmbė nė shtratin e lumit Drino.