Prezantohej si oficer i Interpolit, merrte para nga shoferët

Publikuar: 31.05.2013 - 20:59

Tiranė, 31 maj - Njė 25-vjeēar, i cili hiqej si agjent i Interpolit, ėshtė ndaluar nga Policia e Tiranės pasi akuzohet se u bėnte presion drejtuesve tė automjeteve, nė mėnyrė qė t’iu merrte para. I dyshuari ėshtė Luftar Hoxha, nga Mati, banues nė kryeqytet, tė cilit iu gjet edhe njė dokument i falsifikuar me siglėn “Interpol”, tė cilėn e pėrdorte pėr tė bindur shoferėt qė ishte punonjės policie. Dyshohet se ai ndalonte automjetet me targa tė huaja, duke pretenduar se i kishte nėn hetim si tė trafikuara nga jashtė dhe nė rast se nuk donin t’ua bllokonte, atėherė duhej t’i jepnin njė ryshfet, qė varionte nga 5 mijė deri nė 10 mijė lekė tė rinj. Identifikimi i tij u bė nė bazė tė njė kallėzimi qė ishte bėrė disa ditė mė parė nė Policinė e Tiranės nga njė qytetar, i cili deklaroi se kishte rėnė pre e mashtrimit tė oficerit tė rremė tė Interpolit. Si raporton gazeta Panorama, burime nga Policia thanė se i dėmtuari ėshtė shtetasi Rikel B., 23 vjeē, banues nė zonėn e Saukut tė Vjetėr. Ai ka bėrė kallėzim se disa ditė mė parė, pas mesnatės, ka qenė duke udhėtuar me mjetin e tij me targa tė huaja nė afėrsi tė 15-katėshit nė qendėr tė Tiranės dhe personi nė fjalė i ka bėrė shenjė qė tė ndalonte. Sipas tij, njė automjet tip “BMW”, me targė angleze RY 51 LVJ i ėshtė afruar shumė pranė dhe drejtuesi i mjetit, qė rezultoi tė ishte “oficeri” Luftar Hoxha i ka kėrkuar tė ndalonte. Por, duke e parė si tė dyshimtė kėtė veprim dhe pėr shkak se nuk e njihte personin e veturės tjetėr, 23-vjeēari ka vazhduar rrugėn nė drejtim tė Saukut, pėr tė shkuar nė shtėpi. Pas njė ore ėshtė ritakuar sėrish me veturėn e Hoxhės dhe kėsaj herė ka ndaluar. I dyshuari i ka treguar njė dokument me mbishkrimin “Interpol” dhe i ka thėnė se ishte oficer i kėsaj zyre, duke pretenduar se vetura e tė riut rezultonte e trafikuar nga jashtė dhe pėr kėtė arsye duhej ta bllokonte. Hoxha i ka kėrkuar dokumentet e automjetit, por i ka propozuar edhe njė marrėveshje, nė mėnyrė qė tė vazhdonte rrugėn pėr nė shtėpi. Ai i ka kėrkuar 10 mijė lekė tė rinj nė mėnyrė qė ta linte tė shkonte dhe tė mos i bllokonte automjetin.

Pas kėtij kallėzimi, policia e Tiranės ka arritur ta identifikojė dhe mė pas ka ndaluar tė dyshuarin Luftar Hoxha, tė cilit nė makinėn qė drejtonte i ėshtė gjetur edhe njė dokument me siglėn “Interpol”, me emrin e tij. Mė pas ka treguar se dokumenti ishte i falsifikuar dhe e kishte blerė nė Greqi. Burimet thanė se i ndaluari dyshohet ta ketė pėrdorur kėtė dokument edhe nė raste tė tjera, si nė rastin qė ėshtė denoncuar, dhe pėr kėtė arsye kanė nisur verifikimet.