Kapet në Greqi banda e trafikut të drogës, kryesohej nga shqiptarët

Publikuar: 02.05.2013 - 15:31

Patras, 2 maj - Policia greke ka shkatėrruar njė bandė tė trafikut tė drogės, e cila kryesohej nga shqiptarėt. Sipas medieve greke mėsohet se aksioni i policisė ka ndodhur nė qytetin e Patras, ku bashkė me tre shqiptarėt janė arrestuar edhe gjashtė shtetas grekė, mes tė cilėve njė femėr, ndėrkohė qė janė shpallur nė kėrkim edhe shtatė persona tė tjerė.

Sipas policisė, rrjeti dispononte njė fermė nė njė fshat nė afėrsi tė Patras, qė e pėrdornin pėr tė magazinuar drogėn.

Dje pasdite, transmeton Shekulli, aty u arrestua njė shtetas shqiptar i moshės 32 vjeē, nė automjetin e tė cilit u gjetėn 5,2 kg kanabis, tė paketuara nė shtatė qese plastike.

Gjatė kontrollit nė mjediset e fermės, u gjetėn edhe 150 gramė heroinė e ngurtėsuar, e ndarė gjithashtu nė qese plastike.

Me ndihmėn e qenve tė specializuar nė gjetjen e drogės, u gjet edhe njė kuti e fshehur nėn tokė, brenda tė cilės ndodheshin qese me heroinė, me peshė tė pėrgjithshme 2 kg e 480 gramė.

Nė tė njėjtin mjedis trafikantėt kishin krijuar edhe njė laborator tė thjeshtė pėr presimin dhe ambalazhimin e drogės.

Pėrveē drogės, policia sekuestroi 23 telefona celularė, qė pėrdoreshin gjatė trafikimit tė drogės, gjashtė automjete, mes tė cilave edhe njė taksi, dhe njė shumė prej 10.710 eurosh.

Sipas policisė, rrjeti kryesohej nga tre shqiptarėt, tė cilėt gjenin drogėn dhe pastaj ua jepnin shtetasve grekė pėr t’i shpėrndarė.