Arrestohet për drogë i “forti i Tropojës”

Publikuar: 19.04.2013 - 08:59

Tropojė, 19 prill - Arrestohet pėr tė tretėn herė Filip Gjeloshi, emėr shumė i njohur pėr strukturat e policisė shqiptare. Strukturat e departamentit Kundėr Krimit tė Organizuar dhe Krimeve tė Rėnda nė Policinė e Shtetit kanė vėnė nė pranga ditėn e djeshme 38- vjeēarin nga Tropoja, si dhe grupin e bashkėpunėtorėve tė tij. Nė kuadėr tė operacionit tė koduar “Pishat”, strukturat e drejtorisė Kundėr Narkotikėve dhe Trafiqeve nė Policinė e Shtetit kanė vėnė nė pranga tė “tė fortin e Tropojės” si dhe 66-vjeēarin Nikollė Mulaj, 22-vjeēarin Rinard Progni dhe 35-vjeēarin Besnik Mėshaj, raporton  GSH. Policia bėn me dije se arrestimi i tyre u bė i mundur nė kuadėr tė njė procedimi penal tė vitit 2012, nėn akuzėn e kryerjes sė veprės penale tė “kultivimit tė bimėve narkotike tė kryer nė bashkėpunim”. Sipas policisė, he- Aurora Koromani timet pėr aktivitetin kriminal tė grupit janė shtrirė nė harkun kohor tė rreth 9 muajve, gjatė tė cilėve ka rezultuar se kėta persona janė autorėt e dyshuar tė kultivimit tė njė sasie tė konsiderueshme tė bimėve narkotike, nė 6 parcela, nė Komunėn e Lekbibajt.  “I forti i Tropojės”, Filip Gjeloshi, njihet si njeri me rrezikshmėri tė lartė dhe ėshtė njė nga emrat mė tė lakuar pėr strukturat e policisė. Nė vitin 2011, 38-vjeēarit i ėshtė zėnė pritė nė afėrsi tė shtėpisė sė tij, akt qė dyshohet se ėshtė bėrė nė formė hakmarrjeje ndaj Gjeloshit, i njohur edhe si miku i Zani Ēaushit. Ndėrsa nė 2006 Filip Gjeloshi i rezistoi me armė pėr orė tė tėra pėrballjes me RENEA-n nė njė shpellė nė Lekbibaj, ndėrkohė qė arrestimi i tij u cilėsua si njė nga sukseset mė tė mėdha tė policisė, por vetėm pėr pak kohė, sa Gjeloshi tė linte qelinė. Nė dosjen e tij kriminale janė tė renditura vepra kriminale nga pėrdhunimi e deri te vrasja, apo edhe plagosje tė efektivave tė policisė. Nė vitin 1995 Gjeloshi ėshtė gjykuar dhe dėnuar me 14 vjet heqje lirie nga Gjykata e rrethit Tropojė pėr vrasje, ndėrkohė qė akuzohej dhe pėr pėrdhunimin e njė shtetase nė Tropojė. Njė vit mė pas, ai ėshtė arrestuar nė Allias. Gjatė arrestimit tė tij ėshtė plagosur njė agjent i policisė kriminale tė Komisariatit 1, pasi Gjeloshi bėri rezistencė me armė. Nė vitin 2003 Gjeloshi ka tentuar tė vrasė me armė zjarri Shpėtim Beqirin dhe ėshtė arrestuar. Pas 9 muajsh burg ėshtė liruar pėr mungesė provash. Nė qershor tė njė viti mė parė, pas njė grindjeje pėr motive tė dobėta, ka tentuar tė vrasė Kujtim Pershpalin. Pasi qėllon me automatik nė drejtim tė banesės sė tij, arrin vetėm ta plagosė, duke u dėnuar pėr kėtė akt me 12 vite burg.