Nis gjykimi ndaj grupit të trafikantëve shqiptaro - serb

Publikuar: 27.03.2013 - 10:04

Gjilan, 27 mars  – Nė Gjykatėn Themelore tė Gjilanit ka nisur gjykimi ndaj grupit tė trafikantėve shqiptaro serb. Pėr shkak tė palėve tė dėmtuara ky gjykim po mbahet pa praninė e publikut dhe medies.

Nė Gjykatėn Themelore nė Gjilan ka nisur procesi gjyqėsor ndaj njė grupi tė pėrbashkėt shqiptaro serb tė akuzuar pėr veprėn penale “trafikimi me qenie njerėzore”.

Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku qysh nė seancėn e parė ka urdhėruar qė gjykimi tė jetė i mbyllur pėr publikun dhe medien pėr shkak tė ruajtjes sė identitetit tė viktimės.

Megjithatė rajonipress mėson se tė akuzuarit Sava Ivkoviq nga fshati Strazhė e Novobėrdės, Nenad Vasiq nga Gornji Makresh i Novobėrdės, Xhemshit Arifi nga Prishtina dhe Lubinko Andrijeviq do tė pėrballen me dėshmitarėt dhe provat e gjetura ndaj tyre, transmeton rajonipress.

Aktakuza e ngritur nga prokuroria Themelore e Gjilanit i akuzon grupin se nė mėnyrė sistematike e kanė trafikuar tė dėmtuarėn shqiptare D.B. , gjatė periudhės 20 qershor 2012.

Grupi sipas aktakuzės si bashkė ekzekutor kanė marrė pjesė nė tregti me njerėz. Xhymshit Arifi i ka premtuar martesė viktimės D.B., por nė fakt ajo nė Gjilan u ėshtė sjellė serbėve Nenad Vasiq, Sava Ivkoviq dhe Lubinko Andrijeviq.

Nė seancėn e parė viktima D.B. mė shumė e ka akuzuar Lubinko Andrijeviqin. Nė kėtė proces gjyqėsor pritet tė dėshmojnė edhe tre dėshmitarė dhe tė dėgjohen fjalėt e tė akuzuarve tė cilėt e kanė mohuar veprėn penale.

Shqyptar27.03.2013/10:26

Ne emer te "shqiptarisë", pse jo?! Selam prej Prishtine!