Konfiskohet në Prizren një kallashnikov me 19 fishekë

Publikuar: 26.03.2013 - 11:56

Prizren, 26 mars  - Policia e Prizrenit pasi njoftohet se nė rrugėn “Jashar Salihu” ka tė shtėna nga arma e zjarrit, njė patrullė policore dhe hetues policorė menjėherė shkojnė nė vendin e ngjarjes pėr tė kryer hetimet e nevojshme. Pas mbledhjes sė informacioneve janė gjetur dy gėzhoja tė fishekėve dhe ėshtė identifikuar i dyshuari Mirlind M., i cili ėshtė shoqėruar pėr nė stacionin policor nė Prizren. Pas intervistės ėshtė kuptuar se arma e pėrdorur ėshtė kallashnikov tė cilėn i dyshuari e kishte fshehur nė njė kolibe nė fushat e Korishės.

Hetues policorė dhe krim teknika e kanė sekuestruar armėn AK-47 me numėr serik 11125142 , nė karikatorin e sė cilės kishte 19 fishekė tė kalibrit 7.62 mm. Prokurori i shtetit ka vendosur qė rasti t’i kalojė Prokurorisė me procedurė tė rregullt, ndėrkaq i dyshuari ėshtė liruar.