Kosovari dënohet me 7 vjet burg për vrasje

Publikuar: 07.03.2013 - 19:28

Ellwangen, 7 mars - Gjykata e Landit nė Ellwangen tė Gjermanisė ka dėnuar me 7 vjet burg njė kosovar 22 vjeēar pėr vrasjen e njė moshatari tė tij nga Geislingeni. Pala paditėse kishte kėrkuar 10 vjet e gjysmė burg ndėrsa ajo mbrojtėse, 6 vjet, kėshtu qė dėnimi i shqiptuar konsiderohet relativisht i butė pėr njė vepėr tė tillė.

Arsyeja pėr kėtė dėnim lidhet me faktin se kosovari me status tė paqartė qėndrimi nė Gjermani, ėshtė dorėzuar vetė dhe ka pranuar veprėn nė tėrėsi. Nėse nuk do tė pranonte, pėr organet hetuese do tė ishte shumė e vėshtirė tė gjenin dorasin pasi qė nė konflikt ishin pėrfshirė edhe dy shokė tė tij. Po ashtu ai nuk ka pasur ndonjė histori dėnimesh dhe ēka ėshtė po ashtu me rėndėsi, dorasi ka shprehur pendim dhe keqardhje tė thellė pėr krimin e bėrė, transmeton albinfo.ch

Edhe pse nė Gjermani jeton qė nga mosha njėvjeēare, sipas ligjit gjerman pėr tė huajt, ai pritet qė pas vuajtjes sė dėnimit tė dėbohet nė Kosovė.

Ngjarja tragjike ka ndodhur nė shtatorin e vitit tė kaluar. I dėnuari dhe dy shokėt e tij ishin duke bėrė gjiro nėpėr qytet me veturėn Audi 6. Gjatė kėtij veprimi, ata e kishin ngacmuar mikeshėn e viktimės sė ardhshme. Pasi qė ishin refuzuar nga ajo, ata kishin vendosur tė lėshoheshin nė njė konflikt verbal.

Por ky konflikt pėrshkallėzoi nė sulm me thikė, gjė qė pėrfundoi tragjikisht pėr viktimėn. Para gjyqit, dorasi tha se nuk mundet t`ia shpjegojė vetes se si ka ndodhur brenda sekondash ky sulm. Por, ai dhe familja e viktimės janė tė dėnuar tė jetojnė deri nė fund me kėtė pėrjetim tė rėndė.

Dy bashkėpjesėmarrėsit nė krim janė dėnuar me nga 150 njėsi ditore nga 50 euro, dhe nga 100 orė pune humanitare.