Arrestohen një zyrtar i ATK-së dhe një kontabilist privat

Publikuar: 07.03.2013 - 17:36

Prishtinė, 07 mars - Drejtoria pėr Hetime tė Krimeve Ekonomike dhe Korrupsione njofton se me autorizimin e Prokurorisė Themelore nė Prishtinė, gjatė hetimit tė njė rasti ka arrestuar dy persona me dyshimin se kanė kryer veprat penale: keqpėrdorim i pozitės apo autoritetit zyrtar dhe marrje ryshfeti.

Gjatė procedurės hetimore janė mbledhur dėshmi materiale si rezultat i tė cilave policia ka arrestuar tė dyshuarit N. B., i lindur  1975 (zyrtar nė Administratėn Tatimore tė Kosovės), F. S., i lindur 1984  (kontabilist nė njė firmė private)

Nga tė gjeturat e procesit hetimor rezulton se tė dyshuarit gjatė vizitės qė i kanė bėrė bizneseve nė emėr tė kontrollit nga ATK-ja, bizneset  i kanė detyruar duke u bėrė shantazh nė mėnyra tė ndryshme qė ta marrin kontabilistin e caktuar pėr rregullimin e dokumentacionit, si dhe kanė kėrkuar dhe kanė marrė ryshfet pėr tė pėrfunduar kontrollin gjoja nė favor tė tyre. 

Me vendim tė prokurorit kompetent, personave tė arrestuar u ėshtė caktuar masa e ndalimit policor pėr 48 orė, deri nė vazhdimin e procedurave tė tjera gjyqėsore.