Pengohet kontrabanda e veprave të artit

Publikuar: 31.01.2013 - 17:50

Kakavijė, 31 janar - Njė numėr i madh veprash arti, qė sipas policisė janė tė vjedhura, u konfiskuan sot nė pikėn kufitare tė Kakavijės, teksa njė shtetas nga Tirana tentonte t’i transportonte ato ilegalisht jashtė vendit.

Policia sqaron se personi nė fjalė i kishte fshehur veprat e artit nė njė ēantė dhe ishte udhėtar nė automjetin ku u krye kontrolli.

Sipas policisė, mes veprave tė artit kishte kryqe, piktura dhe ikonostase, ndėrsa dyshohet se kėto objekte u pėrkasin koleksioneve tė kishave nė jug tė Shqipėrisė, transmeton BW, duke shtuar qė policia e Gjirokastrės po punon pėr tė zbardhur origjinėn e tyre.

Pėr arsye hetimore nuk ėshtė bėtė i ditur identiteti i personit tė arrestuar.