Në Gjilan zbulohen mbi 73 mijë dollarë të falsifikuar ?

Publikuar: 23.01.2013 - 15:21

Gjilan, 23 janar - Drejtoria pėr Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njėsia nė Gjilan, ka arrestuar njė tė dyshuar dhe ka konfiskuar 73 mijė e 500 dollarė,  qė dyshohen tė jenė tė falsifikuar, njofton pėrmes njė komunikate pėr media.

Nė komunikatė sqarohet, se “pėrmes rrugėve operative janė pranuar informata se nė Gjilan dyshohet tė jenė vėnė nė qarkullim shuma tė kartėmonedhave qė dyshohet tė jenė tė falsifikuara”.

Zbulimi i rastit, ka ardhur, pas marrjes sė informacionit, se nė njė bankė nė Gjilan ishin identifikuar 200 dollarė amerikanė tė falsifikuar.

“Pas kontakteve me prokurorinė kompetente, policia ka kontrolluar shtėpinė dhe objektet pėrcjellėse tė tė dyshuarit N. B. (shqiptar i Kosovės).

Gjatė realizimit tė kontrollit nė objektin e tė dyshuarit, janė gjetur dhe konfiskuar 73 mijė e 500 dollarė amerikanė, qė dyshohet se janė tė falsifikuar.

Bankėnotat e dyshuara do tė ekzaminohen nė laboratorin e Agjencisė sė Kosovės pėr Forenzikė”, thuhet nė komunikatė.

Tė dyshuarit i ėshtė caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orėsh.