Kapet i dyshuari për sulm me acid në gjyqtaren e Vlorës

Publikuar: 23.01.2013 - 13:48

Vlorė, 23 janar - Policia e Vlorės vuri nė pranga njė 24-vjeēar, i cili dyshohet se ėshtė autori i sulmit me acid ndaj gjyqtares Mirela Mishgjoni pak ditė mė parė nė Vlorė.

Burime nga policia lokale, njofton BW, bėjnė tė ditur se i riu i arrestuar, Nertil Zotaj, ishte dėnuar mė parė bashkė me vėllain pėr vjedhje, nga gjyqtarja Mishgjoni dhe ishte i pakėnaqur nga vendimi.

Pasi ka mbaruar dėnimin prej 11 muajsh burg dhe ka paguar 150 mijė lekė gjobė, i riu nė shenjė hakmarrjeje ka sulmuar me acid gjyqtaren Mishgjoni, teksa kjo e fundit ishte duke dalė nga banesa e saj. Sipas policisė, 24-vjeēari pretendonte se ėshtė dėnuar me masė mė tė rėndė dėnimi.

Nga Strukturat e Drejtorisė sė Policisė Qarku Vlorė nėn drejtimin e Prokurorisė se

Rrethit Gjyqėsor Vlorė ditėn e djeshme ėshtė ėshtė bėrė e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit: Nertil Janaq Zotaj, vjeē 24, banues nė Vlorė.  Arrestimi i kėtij shtetasi u krye pasi mė datė 16.01.2013 rreth orės 08:20 tė mėngjesit nė lagjen 29 Nėntori pranė shkollės “Ali Demi”, ka sulmuar shtetasen Mirela Mishgjoni, me detyrė gjyqtare pranė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Vlorė, duke i hedhur nė pjesėn e fytyrės acid tė lėngshėm sanitar, tė cilin e kishte blerė dy ditė mė parė nė njė dyqan ushqimor.

Ky shtetas ka qenė i arrestuar mė parė sė bashku me vėllain e tij, shtetasin Pauli Zotaj, pėr “Vjedhje” dhe ėshtė gjykuar e dėnuar nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni me 11 muaj burg dhe 150.000 lekė gjobė. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se kėtė veprim ky person e ka kryer me pretendimin se ėshtė dėnuar me njė masė dėnimi mė tė rėndė nga ajo qė i takon dhe se nuk ėshtė liruar nė kohė pas vuajtjes sė dėnimit.

Gjyqtarja Mirela Mishgjoni ka dalė nga pallati ku banonte dhe teksa i ėshtė afruar makinės sė saj pėr tė shkuar nė gjykatė, ėshtė sulmuar nga agresori. 

xhafa24.01.2013/10:18

Kriminel i keq...