Vrasje në Tiranë

Publikuar: 23.01.2013 - 11:57

Tiranė, 23 janar - Ekzekutohet me armė zjarri Admirim Sako, ish-shoferi i Elton Deliut, i vrarė nė muajin dhjetor tė vitit 2008. 40-vjeēari ėshtė qėlluar nė momentin qė po futej nė automjetin e tij “BMW” me targa AA 678 BR. Burime nga Policia e Tiranės thanė se ngjarja ka ndodhur tė martėn rreth orės 22:00 nė afėrsi tė Gjykatės Civile tė Tiranės, transmeton TCH.

Mėsohet se dy persona e kanė qėlluar me armė zjarri dhe janė larguar me shpejtėsi drejt rrugės “Myslym Shyri”, ndėrsa tė pranishmit nė vendngjarje e kanė transportuar 40-vjeēarin nė Spitalin Ushtarak, ku ka ndėrruar jetė disa orė mė vonė. Njė grup hetimor ėshtė ngritur pėr kėtė ngjarje dhe paraprakisht ka dyshime se ngjarja mund tė jetė pėr larje hesapesh mes bandave tė trafikut tė narkotikėve, ku bėnte pjesė edhe Deliu.

Megjithatė, burimet policore thanė se po hetojnė fillimisht pėr rrethanat e ngjarjes sė mbrėmshme, pėr identifikimin e autorėve. Nė vendngjarje janė marrė nė pyetje dhjetėra persona, tė cilėt kanė sqaruar se automjeti ėshtė sulmuar befasisht. Dėshmitarėt kanė dhėnė sqarime nė polici, ndėrsa hetuesit kanė marrė nė pyetje edhe familjarėt e tij, pėr ndonjė konflikt tė mėparshėm tė 40-vjeēarit. Ngjarja nė fjalė vjen disa javė pasi Admirim Sakos i janė sekuestruar disa pasuri, tė cilat dyshoheshin se ishin vėnė nga paratė e drogės, tė fituara nga Elton Deliu.

 

Kuki23.01.2013/12:31

A, eshte bere Shqiperia Venezuele , e Tirana Karakas a . He mozamekeq .