Vrasje në fshatin Ranoc të Klinës

Publikuar: 18.01.2013 - 12:07

Klinė, 18 Janar- Gj. Jaku ( 1966) ėshtė vrare me armė zjarri afėr shtėpisė sė tij nė fshatin Ranoc tė Klinės. Ai ėshtė qėlluar pėr vdekje nga njė i afėrm familjar N.J rreth 51 vjeē po nga ky fshat. Ngjarja ka ndodhur nė fshatin Ranoc tė Klinės, tė premten paradite, njofton korrespondenti i Kohės Ditore. Policia, konfirmon rastin por nuk jep detaje me shumė pėr momentin.

Vdekja e personi ėshtė konfirmuar edhe nė QKMF-nė “ Nėnė Tereza” nė Klinė. “ Personi Gj.Jaku, ka ardhur pa shenja jete nė QKMF, mjekėt e kanė konstatuar vdekjen e tij tė shkaktuar me armė zjarri. Ka qenė i goditur disa herė nė pjesėn e pėrparme”, ka konfirmuar drejtori i QKMF-sė nė Klinė, dr Ali Ahmetxhekaj. Kufoma ka qėndruar pėr disa orė nė objektin e Shėndetėsisė nė Klinė i ruajtur nga Policia e Kosovės. Burime tė gazetės marrin vesh se dyshohet se deri tė vrasja ka ardhur pas njė fjalosje qė kanė pasur viktima dhe dorasi pėr ēėshtje prone.

Raportohet se edhe vitin e kaluar tė njėjtit kanė pasur telashe.  Policia akoma nuk ka dhėnė ndonjė detaj rreth kėtij rasti.