Supremja refuzon ankesat për bombën në bulevardin Bill Klinton

Publikuar: 16.01.2013 - 18:46

Prishtinė, 16 janar - Njė Trup gjykues i Gjykatės supreme, i pėrbėrė prej tre gjykatėsve tė EULEX-it dhe dy gjykatėsve tė Kosovės, i kryesuar nga njė gjykatės i EULEX-it, ka refuzuar ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi pėr rastin e ashtuquajtur shpėrthimi i bombės nė Bulevardin Bill Klinton. Kjo ėshtė hera e dytė qė Gjykata Supreme nė cilėsinė e instancės sė shkallės sė tretė refuzon ankesat e paraqitura nga kėta tė pandehur.

Trupi gjykues i ka refuzuar si tė pabaza ankesat e paraqitura nga Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi dhe ka mbėshtetur vendimin e mėparshėm tė Gjykatės Supreme, e cila asokohe kishte vepruar si  instancė e shkallės sė dytė. Nė atė kohė, trupi gjykues i Gjykatės Supreme e kishte ndryshuar vendimin e Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė pėr dėnimin e tė pandehurve pėr vepra penale tė vrasjes sė rėndė nė bashkėpjesėmarrje dhe shkaktimit tė lėndimeve tė rėnda trupore nė bashkėpjesėmarrje.

Rasti ka tė bėjė me shpėrthimin qė kishte ngjarė nė katin pėrdhes tė ndėrtesės qė ndodhet nė Bulevardin Bill Klinton, Lagja e Dardanisė, nė Prishtinė, mė 24 shtator 2009. Nga pasojat e kėtij shpėrthimi kishin humbur jetėn dy persona dhe disa tė tjerė ishin lėnduar.