Akte vandale në dy shkollat e mesme të Lipjanit

Publikuar: 04.01.2013 - 14:49

Lipjan, 4 janar – Njė grup hajnash e kanė shfrytėzuar “mirė” pushimin dimėror tė procesit mėsimor, teksa kanė kryer akte vandale dhe vjedhje nė dy shkolla tė mesme tė Lipjanit, e ku janė thyer tė dy objektet dhe janė vjedhur pesė kompjuterė, kurse edhe janė demoluar sė paku 11 dyer klasėsh e kabinetesh. Ngjarja ka ndodhur nė Gjimnazin “Ulpiana” dhe nė Shkollėn e Mesme Profesionale “Adem Gllavica”. Nga gjithė kjo vjedhje mėsohet se me mė shumė dėmtime ka dalė gjimnazi “Ulpiana”, pasi qė aty pos 3 kompjuterėve qė sipas drejtorisė sė shkollės kishin vlerė 1.500 euro ėshtė vjedhur edhe njė thithėse elektrike e re me vlerė 100 eurosh, ndėrsa edhe janė thyer sė paku 6 dyer, ajo e zyrės sė drejtorit, zėvendėsit tė tij, sekretarit, ėshtė thyer po ashtu edhe arkivi i shkollės, depoja e materialit higjienik dhe njė minikabinet i Edukatės Fizike.