Kukës: Aksident tragjik në “Rrugën e Kombit”, tre të vdekur

Publikuar: 24.12.2012 - 18:50

Kukės, 24 dhjetor -  (E plotėsuar) Njė aksident i rėndė mė pasojė vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dy tė tjerėve ėshtė shėnuar mbrėmjen e sotme nė aksin kombėtar, Kukės- Kalimash.
Nė aksident humbėn jetėn 28-vjeēari Lekė Margjoni, 23- vjeēari Miriam Doda dhe shtetasi Ilmi Pira, ndėrsa tė plagosur kanė mbetur Gjelosh Lata dhe Sokol Pulaj nga Fushė-Kruja.
Aksidenti ka ndodhur nė afėrsi tė fshatit Kolsh, pak kilometra nė dalje tė qytetit tė Kukėsit, raporton Panorama.
Mėsohet se nė aksident janė pėrfshirė njė kamion dhe njė makinė e tipit fuoristradė. Ende nuk ka tė dhėna lidhur me identitetin e viktimave, ndėrsa shkak besohet se ka qenė shpejtėsia e madhe e njėrit prej automjeteve.
Dy personat qė gjendeshin nė autostradė kane gjetur vdekjen e menjėhershme, ndėrsa viktima e trete gjeti vdekjen ne spitalin rajonal te qytetit tė Kukėsit. Njė prej tė plagosurve, nė gjendje tė rėndė ėshtė transportuar me urgjencė nė Spitalin Ushtarak nė Tiranė.
Policia ėshtė nė vendin e ngjarjes dhe po punon pėr zbardhjen e plotė tė aksidentit, ndėrsa raportohet se autostrada ka qėndruar e bllokuar pėr disa minuta.

(Nė foto: Makina ku gjeten vdekjen dy prej viktimave te aksidentit)