Itali, një shqiptar vritet, tjetri plagoset

Publikuar: 23.12.2012 - 22:31

San Severo, 23 dhjetor - Nė vendbanimin San Severo tė Italisė ėshtė ekzekutuar me armė zjarri njė shqiptar, ndėrkohė qė njė bashkėkombas tjetėr ėshtė plagosur, transmeton BW, sipas sė cilės kjo ngjarje e rėndė ka ndodhur pasditen e sė dielės nė rrugėn “Carli” nė qendėr tė San Severos.

Mediumet italiane, duke cituar policinė lokale, raportojnė se dy shqiptarė, identiteti i tė cilėve nuk bėhet ende me dije, ndodheshin nė veturė nė momentin kur janė sulmuar nga persona tė panjohur. Njė veturė iu ka dalė para shqiptarėve, duke qėlluar mbi to breshėri plumbash.

Shqiptarėt janė dėrguar pėr nė spital, por fatkeqėsisht njėri prej tyre nuk ka mundur t’i rezistojnė plagėve, ndėrkohė qė tjetri ka marrė ndihmėn nė njė spital tė zonės.

Policia nisi hetimet pėr zbardhjen e ngjarjes dhe dosjen e shqiptarėve pėr tė konstatuar nėse ekzekutimi i tyre ka tė bėjė me tė kaluarėn dhe identitetin e tyre gjatė qėndrimit nė Itali.