Në Itali, kapen 1600 kg drogë, vinte nga Shqipëria

Publikuar: 14.11.2012 - 20:48

Foggia, 14 nėntor -  Mbi 1600 kilogramė marihuanė, armė dhe municion janė sekuestruar nga policia italiane. I gjithė malli vinte nga Shqipėria, ndėrsa nė pranga kanė renė tre shtetas, dy italian dhe njė shqiptar, raporton gazeta Panorama.

Njė ngarkesė e madhe me drogė, saktėsisht me 1610 kilogramė marihuanė, e cila vinte nga Shqipėria, nėpėrmjet Adriatikut, me destinacion portin e Manfredonia ėshtė sekuestruar njė natė mė parė.

Droga ėshtė sekuestruar nė kuadėr tė operacionit “Atlantis” dhe ėshtė ngarkesa e dytė mė e madhe e konfiskuar nė rajonin e Pulias, pas asaj tė kapur mė parė nė Brindizi, mė 1700 kilogram, nė fillim tė vitit.

Aksioni pėr kapjen e ngarkesės u realizua nga njė bashkėpunim i policisė sė Foggias me mbėshtetjen operacionale tė Guarda  di Finanzia.

Anija “Atlantis 1”,  e cila ishte njė anije peshkimi, u kap nė det nė brigjet Vieste. Brenda saj u gjet droga e shpėrndarė nė 88 thasė tė mėdhenj.

Brenda anijes, oficerėt policorė kanė gjetur edhe armė, tė gjitha plotėsisht funksionale me plot municion.