Për 8 muaj, 73 të vdekur nga aksidentet

Publikuar: 30.09.2012 - 15:06

Prishtinė, 30 shtator - Asgjė nuk po bėn punė. As fushatat e shumta qė ka ndėrmarrė Policia e Kosovės, e as spotet e ndryshme publicitare pėr vetėdijesimin e rrezikut nga aksidentet e trafikut. Asnjėra nga kėto nuk po ndikojnė nė uljen e numrit tė aksidenteve nė Kosovė.Kėtė mė sė miri e tregojnė statistikat policore tė gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti, tė cilat tregojnė tendencė rritjeje. Vetėm prej janarit tė kėtij viti e deri me tani, nė Kosovė kanė ndodhur 70 aksidente fatale, nė tė cilėn kanė gjetur vdekjen 73 persona, raporton gazeta Express.

Nga 82 aksidente fatale sa janė shėnuar vitin qė e lamė pas, nė tė cilat kanė gjetur vdekjen 100 persona gjatė gjithė vitit, shihet qartė se numri i tė vdekurve nga aksidentet rrugore ėshtė rritur nė pėrmasa tė mėdha.

Siē informon Zyra pėr Informim e Policisė sė Kosovės, numri i pėrgjithshėm i aksidenteve rrugore duke pėrfshirė kėtu aksidentet me fatalitet, ato tė rėnda dhe tė lehta, kėmbėsorė tė lėnduar, aksidente godit dhe ik si dhe raste tė tjera tė aksidenteve qė kanė ndodhur vitin e kaluar, pėrbėjnė shifrėn e pėrgjithshme nė 12 mijė e 428 aksidente.

E tė gjitha kėto statistika, sipas policisė, janė tejet shqetėsuese. Sipas zėdhėnėsit tė Policisė sė Kosovės, Brahim Sadriu, kjo shifėr vetėm pėr periudhėn gjashtėmujore tė vitit 2012, ka kaluar numrin e pėrgjithshėm tė aksidenteve tė vitit 2011.

“Deri mė tani, nė Kosovė kanė ndodhur mė shumė se 13 mijė aksidente rrugore, numėr ky qė kalon shifrėn e aksidenteve rrugore tė vitit tė kaluar”, pohon Sadriu duke shprehur shqetėsimin e tij pėr rritjen drastike tė kėtyre aksidenteve.

Ai mė tej thekson se deri mė tani, ėshtė rritur pėr 5.41 pėr qind numri i pėrgjithshėm i tė gjitha aksidenteve tė ndodhura nė rrugė, e nėse ky trend i tė aksidentuarve siē shprehet ai, vazhdon edhe pėr periudhėn tjetėr tė vitit, kjo pėrqindje shqetėsuese do tė rritet dukshėm.

“Periudhat e verės janė ato mė tė bujshmet nė kėtė aspekt”, shprehet ai duke kujtuar numrin e aksidenteve tė trafikut qė ndodhėn vitin e kaluar ku humbėn jetėn shumė persona, duke pėrfshirė kėtu edhe emigrantėt, tė cilėt kishin ardhur tė kalonin pushimet nė Kosovė.

Edhe pse, siē thotė ai, nėpėr rrugėt magjistrale dhe ato mė kryesore ka patrullim tė vazhdueshėm tė policisė, kjo gjė nuk i parandalon dot tė ‘apasionuarit’ e shpejtėsisė, tė cilėt siē tregon ai, janė shkaktarėt kryesorė tė aksidenteve. Si rezultat i pakujdesisė gjatė ngasjes dhe shpejtėsisė sė tepruar, humbin jetėn jo vetėm drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerėt e tyre, por nė shumicėn e rasteve, edhe kėmbėsorė tė rastit.

Vetėm gjatė vitit tė kaluar, si pasojė e aksidenteve nė rrugė kanė vdekur 29 kėmbėsorė dhe janė lėnduar 667 tė tjerė, ndėrsa qė nga janari i vitit 2012, kanė gjetur vdekjen nga tė tilla aksidente 22 kėmbėsorė dhe janė lėnduar 655 tė tillė.

 

Luljeta Gashi03.10.2012/12:45

Patent shoferat fallco..shumica po vozitshin ner ndikim te alkoholit dhe droges..denimet e vogla te policis,,,ose hajt se kam djalin e halls polic e djalin e tezes e,,,,mozomakeq per Kosovë,,pso njerzt e pafajshem.. kembsort,, me fatalitet..

Kushtrimi02.10.2012/12:59

Lajmi eshte alarmant ama shifrat nuk e tregojne te njejten gje.
Viti 2011 82 aksidente 100 te vdekur
Viti 20128 muaj 70 aksidente 73 te vdekur.
I bie qe deri ne fund te vitit do te jene afro 100 te vdekur sikur vitin e kaluar. Dhe jo sic shkruani juqe "numri eshte rritur ne permasa te medha"...

bibo de02.10.2012/08:57

gjynah gjynah shum shum
problemi qendron te kriterjumi i dobet i autoshkollave mandej shum po i blejn lejet e vetures edhe 3 shum shofer po e ngasin veturen me iflud te narkotikve alkoholit edhe dhjet vjet qe te vashon qishtu hyp nr mbi 10000 veta
kosova ka pak banore me i pas kto shifra