Është arrestuar Naser Kelmendi

Publikuar: 21.09.2012 - 09:22

Prishtinė, 21 shtator – Njėsitė Speciale tė Policisė sė Kosovės kanė arrestuar tė enjten Naser Kelmendin, i cili konsiderohet si njėri prej bosėve tė drogės nė Ballkan dhe Evropė.

I shoqėruar nga shumė forca Kelmendi ėshtė sjellė nė stacionin “Qendra” nė Prishtinė rreth orės 19 e 30, njofton sot “Koha Ditore”.

Burime nga Policia e Kosovės i kanė thėnė “Kohės Ditore” se Kelmendi ėshtė arrestuar nė Pejė dhe ėshtė shoqėruar nė Prishtinė ku ėshtė marrė nė pyetje disa orė. Ai i ka thėnė Policisė se nuk ėshtė Naser Kelmendi, duke u pėrpjekur ta fshehė identitetin.

“Sapo ėshtė sjellė nė stacion ka mohuar se ėshtė Naser Kelmendi, duke thėnė se kanė arrestuar njeriun e gabuar. Por Policia e di fare mirė se kė ka arrestuar”, ka thėnė njė zyrtar policor nė kushte anonimiteti.

Zėdhėnėsi i Policisė, Baki Kelani, ka thėnė tė enjten rreth orės 21:00 se zyra pėr media nuk ka informacion deri nė atė kohė se ėshtė arrestuar Kelmendi. Shefi i Zyrės pėr marrėdhėnie ndėrkombėtare nė Policinė e Kosovės, Veton Elshani, nuk ka dashur tė flasė.

Naser Kelmendi ndodhet nė Kosovė prej javės sė kaluar. Ai kishte ikur nga Sarajeva pėr shkak tė njė aksioni tė Policisė sė atjeshme pėr kapjen e tij. Kishte kaluar nė Mal tė Zi dhe pastaj nė Pejė ku ka qėndruar pėr mė shumė se njė javė. Ndaj tij nuk ka pasur urdhėrarrestim ndėrkombėtar. Pėr kėtė arsye Policia nuk e ka arrestuar deri tash.

Naser Kelmendi, 55 vjeē, i lindur nė Sarajevė, i cili ka nėnshtetėsi tė Bosnjės, ėshtė futur muaj mė parė nė listėn e zezė tė presidentit amerikan Barack Obama. Ai gjendet nė listė krah liderit tė kartelės meksikane tė drogės, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe tė tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah. Amerikanėt e kanė konsideruar si njeriun mė tė rrezikshėm nė Evropė pėr interesat e tyre.

Banka Federale e Shteteve tė Bashkuara ka kėrkuar ngrirjen e tė gjitha aseteve tė tij nė Mal tė Zi. Kėrkesa ėshtė dėrguar pėrmes Interpolit, ndėrsa vendimin formal pėr fillimin e ngrirjes do ta sjellė komisioni i Bashkimit Evropian.

Kelmendi tė enjten nuk ka qenė i kėrkuar nga Interpoli. Emri i tij nuk ka figuruar nė faqen zyrtare nė internet tė Policisė ndėrkombėtare. Deri tė premten pėr tė nuk ka pasur urdhėrarrestim tė ardhur nė Kosovė.

Policia e Bosnjės ka nisur njė aksion pėr tė arrestuar dhjetėra persona qė merreshin me krim tė organizuar. Aksioni i koduar me emrin “Lutka”, ka rezultuar me prangosjen e rreth 25 personave, tė cilėt janė arrestuar nė bazė tė kėrkesės sė prokurorisė.

Aksioni ėshtė kryer nė tėrė territorin e Bosnjės. Mediat boshnjake dhe ato tė Malit tė Zi kanė raportuar se qėllimi kryesor ka qenė arrestimi i Naser Kelmendit. Me origjinė nga Peja, Kelmendi pėr mediat ėshtė i njohur si biznesmen kontrovers dhe i cilėsuar shpesh edhe si njė nga narkobosėt mė tė mėdhenj.

Njė nga lokacionet e kontrolluara nga policia ka qenė “Casa Grande” nė pronėsi tė Naser Kelmendit. Policia ka deklaruar se ai megjithatė ėshtė larguar pėr nė Mal tė Zi. Por, policia e ka mohuar qė ai ėshtė nė territorin e Republikės sė Malit tė Zi.

Kelmendi, 55-vjeēar, qytetar i Kosovės, i lindur nė Bosnjė dhe Hercegovinė (BH), sipas Departamentit tė Thesarit, dyshohet se ka udhėhequr njėrėn nga familjet mė tė forta kriminale shqiptare nė Ballkan. Ka kohė qė ai ėshtė i dyshuar pėr drejtimin e njė organizate tė madhe qė merret me trafikimin e heroinės, kokainės dhe anhidridit acetik, njė lėndė e parė qė pėrdoret nė prodhimin e heroinės, dhe nė Evropė transportohet nėpėrmjet Ballkanit. Naser Kelmendi, djemtė e tij Elvisi, Liridoni dhe Besniku, si dhe vėllai i tij Beqiri, thuhet se zotėrojnė njė numėr tė bizneseve nė Bosnjė, Mal tė Zi, Serbi dhe Kosovė, duke pėrfshirė hotele dhe njė kompani kamionėsh.





 

TAFA22.09.2012/12:39

Unë jetoj në KosovëGjilan, dhe qe 12vite, kam ndegju per Naser KELMENDIN, edhe qe kur nuk kam pas rast me pa. Po me intereson policia e Kosoves pse e la me u rrite edhe me tej me veprimtari negative!
A ka kriter,jashtëja duhet me reagu per me mujt policia e Kosoves ligjin me zbatu?
Bajrami ka dështu gjithkund bile edhe ne mjetet e informimit vet Bajrami është deklaruMu me ka ndodh me premtu edhe premtimin nuk e kam mbajt hahahashume normal eshte pergjigj!!!

xhafa22.09.2012/11:26

aj me pas qene nje bisnismen i shkylqyeshum ose nje njeri i mir bosnja kurr skish than qe eshte kosovar.deri kur na dojna mu vetedisue.me spektakel e mu fry me burgos shqiptar po ,veq a jau man policis se kosoves ksi spektakli me tregue ne kriminela serb? TURP PER BAJRAM REXHEPIN.

liri21.09.2012/13:58

po de po

xhevdeti21.09.2012/11:39

Bajramit ne Veri i fryn fllad,Bajra Veriun ne bese ia ka lene MUPIT serbe,strukturave paralele dhe kriminelve.Bajra mirret me biznismen shqiptar,si dhe me ata te cilet e mbrojne Republiken e Kosoves si Vetevendosja vetem keshtu policija speciale e Bajramit trajnohet duke arrestuar dhe duke rrahur shqiptare.

naser21.09.2012/11:36

kjo asht vetem nje e keqe meja qit faqen e zez kosoves se thuja qe shqiptari boss i droges kurse ky asht i lindun ne bosne e bosna ska dasht meja qit faqwen e zez vetes po kosoves se kta jan shum te dishem kosovart meja qel gojen srbis e evropües se qyri qajan shqiptaret per te keqe njohen shqiptar per te mir ish njo si boshnjak marre kosov turp per ty

RAMADANI21.09.2012/11:22

TURPE MARRI ORE DOKTORRI I MARRE BAJRAM REXHEPI TURPE ORE NJERI I DESHTUNE TURPE PERSE NUK ARRESTON KRIMINEL VRASTAR SHKIJE NE VERI TE MITROVICSE BRE SHKOKEL I LODHTE

bujari21.09.2012/11:22

Njeriu ne jeten e vet ose fiton ose humb,tash i ka ardh rendi edhe kti kanabili te humb .E bajsh me shendet .

lulzim krasniqi21.09.2012/11:19

shum mir e paski arrestu nje kriminel te droges.po me thuani mue 13vjet kta kriminelat ton p.sh hashim thaqin xhavit halitin azem sylen e shum te tjer kush me i arrestu keta po leni o burra kto sene se ne nuk kem as shtet as njerz kurgja sen ket tok po vetem hajna kena

nuzi21.09.2012/10:54

Turp per Bajram Rexhepin po shqiptaret asht shum leht me i arrestu dhe pa urdher interpoli...po shko burra arrestoj bosat serb qe po lujn me tokat shqiptare...Turp ja pasni ba qefin Bosnjes tash ka me ju njoft....po a dini ju qe qdo shqiptar ku do ne bot qe e ka nje biznis dhe punon nat e dit konsiderohet nga vet shqiptaret se merret me pun te kqija e le ma nga te tjeret...meniher mundohemi me likfidu...TURP

miki21.09.2012/10:45

Bajram Rexhepi ma mir ka qen me i arrestu bandat kriminele te mupit serb ne Kosov se sa nje beznismen kosovar......

sami21.09.2012/10:24

O popull ti kuptojm kto gjera niher e pergjithmon, po ntekish dasht Bosnja moti e kish arrestue, por tasht dot thuhet se u arrestu shefi i drogs per krejt evropBallkan Kosovari apo jo. ky arrestim asht me plan sepse ky asht drejtpersedrejti i lidhur me mafijozat ton ne Qeveri sepse tash duhen pare per Fushata.

hana21.09.2012/10:09

Nuk jam kunder arrestimit te tij...por po me vjen inati qe Bosnja as nuk na ka njohur e na bejme turr me i ba sherbime...paramendojeni nese Kosova do te kish nevoje dicka te ngjashme ata kurre nuk do te bashkepunoninm te pakten deri sot nuk e kane bere as hapin me te vogel...e po shpejt i nejti gati Bajram Rexhepi ketij rqsti e shpine e vet e ka llug prej kriminelevem plot edhe kolege te tij...

pejani21.09.2012/10:03

ju lumte Policise se Kosoves

Tufikaga21.09.2012/09:52

Eu po mire ja paskan ba qe e paskan arrestue , ishalla kurre prej burgut nuk e leshojne.Paska marre ne qafe shume njerez bre zoti e marrofte.