Mark Kashnjeti mohoi krimet mbi serbët në Prizren

Publikuar: 14.09.2012 - 10:42

Beograd, 14 shtator - Mark Kashnjeti ka mohuar dje para Kolegjit pėr krime tė luftės tė Gjykatės sė Lartė nė Beograd, se ka bėrė krime lufte mbi serbėt nė Prizren, nė qershor tė vitit 1999.

Nė fillimit tė procesit gjyqėsor Kashnjeti ka hedhur poshtė pohimet e aktakuzės, duke i cilėsuar tė kurdisura e tė trilluara. Ai po ashtu ka mohuar se ka qenė pjesėtar i UĒK-sė dhe duke cekur se kurrė se ka veshur uniformėn.

”Unė nuk e kam bėrė kėtė, unė s’jam ai njeri, as qė i njoh tė dėmtuarit”, ka deklaruar Kashnjeti para trupit gjykues i cili ngarkohet se me pjesėtarėt e paidentifikuar tė UĒK, mė parė e ka rrėmbyer Ljubomir Zdravkoviqin dhe Bozhidar Gjuroviqin dhe duke iu kėrcėnuar se do t’i vrasin, i ka shoqėruar me dhunė deri nė oborrin e njė shtėpie ku i kanė mbajtur tė mbyllur disa orė, raporton Rtk. Sipas aktakuzės tė Prokurorisė pėr krime tė lutės tė Serbisė nga maji i kėtij vit, Kashnjeti pas kėsaj ata i ka transferuar deri nė lagjen Ortokoll dhe u ka urdhėruar tė shkojnė nė Serbi „nėse duan tė mbeten gjallė“.

Ai gjithashtu ngarkohet se ka krye krime lufte mbi civilėt me qėllim qė t’i detyrojė ta braktisin territorin e kėsaj komune nė jug tė Kosovės.

„Atė ditė (mė 14 qershor 1999) nuk kam qenė nė vendin ku prokurori mė vė nė aktakuzė“, ka thėnė Kashnjeti dhe ka shtuar se ka qenė nė njė librari dhe ka dėshmitarin qė do ta vėrtetojė kėtė.

Para kolegjit penal sot ka dėshmuar i dėmtuari, Ljubomir Zdravkoviq i cili ka thėnė se nuk e njeh tė akuzuarin Kashnjetin dhe nuk i kujtohen personat tė cilėt e kanė rrėmbyer.

Ai e ka pėrshkruar situatėn kur pjesėtarėt e UĒK e kanė ndalė automjetin ku gjendej me Gjuroviqin, i kanė lidhur dhe i kanė dėrguar deri nė njė shtėpi. Zdravkoviq ka mohuar se i kanė rrahur nė oborr nė duar e kokė, siē thuhet nė aktakuzė, dhe ka shtuar se pas njė apo dy ore i kanė dėrguar deri nė lagjen Ortokoll dhe i kanė lėshuar. „Na than: Tani nė kolonė dhe drejtė pėr Serbi“ ka theksuar dėshmitari Zdravkoviq.