Pranga “terroristëve” shqiptarë në Greqi

Publikuar: 21.08.2012 - 14:27

Florina, 21 gusht - Dy shtetas shqiptarė, 18 dhe 22 vjeē, u arrestuan nga policia greke nė Florina. Nė njė komunikatė tė policisė sė qytetit verior sqarohet se ndalimi u bė nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-grek, nė kohėn kur personat nė fjalė po tentonin tė largoheshin nė drejtim tė Shqipėrisė.

Policia greke thotė se gjatė orėve tė mbrėmjes sė tė hėnės, dy tė rinjtė kishin terrorizuar me breshėri automatiku banorėt e fshatit Klidhi, nė prefekturėn Verias.

Sipas tė njėjtave burime, shqiptarėt po qarkullonin me motorēikletė nėpėr rrugėt e fshatit, e nė vazhdim filluan tė qėllonin me breshėri kallashnikovi. Banorėt e fshatit, tė trembur, njoftuan forcat e rendit, qė nisėn njė operacion pėr gjetjen e tė dyshuarve.

Plot tre orė mė vonė, dy shqiptarėt u kapėn nė afėrsi tė kufirit, nė tentativė pėr tė kaluar nė territorin shqiptar. Pas kontrollit, atyre iu gjet njė armė e tipit kallashnikov dhe 56 fishekė. Nė cilėsinė e provės materiale u sekuestruan edhe njė numėr i madh gėzhojash nėpėr rrugėt e fshatit Klidhi.

Hetimet paraprake treguan se 22-vjeēari ishte nė kėrkim nga policia greke, pasi ishte dėnuar mė parė nga njė gjykatė pėr trafik klandestinėsh.