Gjakovë: LDK-ja me 500 anëtarë të rinj

Publikuar: 25.03.2012 - 17:23

Gjakovė, 25 mars - Dega e LDK-sė nė Gjakovė, pėr nderė tė inaugurimit tė lokaleve tė reja tė saj, sot nė mėnyrė solemne ka bėrė dorėzimin e librezave pėr 500 tė rinj tė anėtarėsuar nė degėn e kėsaj partie.

Kryetari i kėsaj dege tė LDK-sė, Luan Gola vlerėsoi se qeverisja nė nivelin qendror, por edhe nė atė lokal nuk mund tė mburret me atė qė kanė ofruar nė periudhėn e dy mandateve qytetarėve tė Gjakovės. “Procesi gjithėpėrfshirės ekonomik e shoqėror shėnon ngecje tė vazhdueshme dhe Gjakova vazhdon tė mbetet vrimė e zezė nė situatėn e rėnduar nė Kosovė. Procesi i privatizimit e rėndoi dhe e sfidoi edhe mė shumė situatėn nė komunėn tonė. Sektori privat mbetet i dobėt. Ai paraqet vetėm 5.5% tė tė gjitha bizneseve tė regjistruara nė shkallė vendi. Kjo situatė ka sjellė nė rritjen e shkallės sė emigrimit, qė ėshtė mė e larta nė nivel vendi, 12 banorė nga 1 000 sish”, tha Gola.

Ndėrkaq, nėnkryetarja e LDK-sė, Teuta Sahatqija siguroi tė pranishmit se nė zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė LDK-ja do tė shėnojė njė fitore bindėse nė tė gjithė Republikėn e Kosovės.