Protestë kundër gjyqësorit në Gjilan

Publikuar: 23.03.2012 - 18:07

Gjilan, 23 mars - Nėn organizim tė veteranėve tė luftės, disa partive politike dhe shoqėrisė civile, nė Gjilan tė premten ėshtė mbajtur njė marsh simbolik kundėr dobėsisė sė gjyqėsorit nė parandalimin e rasteve tė vjedhjeve, qė kohėve tė fundit kanė shėnuar rritje nė kėtė komunė.

Ahmet Daku, kryetar i OVL-sė, tha se kjo iniciativė ka rrjedhur si pasojė e dobėsisė sė gjyqėsorit pėr ti marrė mė me seriozitet rastet e dukurisė sė vjedhjeve. Sipas tij, gjykata dhe prokuroria duhet tė kenė njė angazhim mė tė shtuar sa i pėrket trajtimit tė personave qė kryejnė veprėn penale tė vjedhjes, duke pas parasysh faktin se shumica e kundėrvajtėsve janė pėrsėritės.

Policia nė Gjilan thotė se kėtė vit ka rėnie tė numrit tė rasteve tė vjedhjeve. Ismet Hashani, zėdhėnės i PK-sė nė Gjilan, tha se kėtė vit ka rėnie pėr 37% tė rasteve tė vjedhjeve dhe shumica e kryesve tė kėtyre vjedhjeve janė nė pranga. “Momentalisht janė 40 persona qė mbahen nė paraburgim, tė cilėt dyshohet tė jenė kryes tė vjedhjeve”, tha ai pėr gazetėn Koha Ditore.

Megjithė tentimin pėr tė marrė njė opinion tė kryeprokurorit nė Gjilan, Jetish Maloku, ai nuk ka dashur tė flasė pėr numrin e vjedhjeve dhe kryesve tė tyre.