Ish-kreu i Kamenicës dhe shefi i prokurimit me akuza për vepra penale

Publikuar: 01.03.2012 - 09:25

Kamenicė, 1 mars - Ish-kryetari i Kamenicės, Begazad Sinani, dhe ish- shefi i Zyrės sė prokurimit nė kėtė komunė, Hasan Keqmezi, sot (e enjte) pritet tė paraqiten nė Gjykatėn e Qarkut nė Gjilan.

Nė janar tė kėtij viti tė dytė janė akuzuar nga kryetari aktual i Komunės sė Kamenicės, Shaip Surdulli, pėr shpėrdorim tė detyrės zyrtare.

Sipas aktakuzės shuma e keqpėrdorimeve kap vlerėn prej 178 mijė eurosh, tė cilat janė pėrdorur gjatė shpėrndarjes sė ndihmave ushqimore dhe sanitare gjatė fushatės sė zgjedhjeve komunale 2009. Nė kėto zgjedhje Begzad Sinani ka qenė kandidat i PDK-sė pėr kryetar komune. Po ashtu, sipas aktakuzės, njė pjesė e reklamave partiake i janė faturuar komunės. Aktakuza pėrmend edhe keqpėrdorimin e derivateve, buxhetin komunal pėr dreka nė kohėn e fushatės zgjedhore, njė shėtitje nė Durrės, ku pa kurrfarė procedure tė Kuvendit Komunal dhe tė prokurimit ish-kryetari ka tėrhequr 10 mijė euro.

Mė tej nė aktakuzė flitet edhe pėr keqpėrdorime ndaj projekteve tė menaxhuara nga Zyra e prokurimit, ku pėr tė njėjtat akuzohet edhe Hasan Keqmezi, ish- menaxher i prokurimit.

Kreu i Komunės sė Kamenicės, Shaip Surdulli, thotė se bėhet fjalė pėr keqpėrdorim tė pozitės dhe buxhetit nga ish-kryetari i Komunės, Begzad Sinani, dhe tė ish-menaxherit tė prokurimit Hasan Keqmezi.

“Pas marrjes sė mandatit tė ri mė 8 janar 2010 nga zgjedhjet komunale 2009 i kemi hasur kėto parregullsi dhe keqpėrdorime e qė pas njė viti tė analizave dhe vlerėsimeve i kemi paraqitur nė njėsinė rajonale tė Policisė sė Kosovės kundėr krimeve ekonomike nė Gjilan“, ka thėnė Surdulli. Sipas tij, me hetime ėshtė marrė policia, Agjencia Kundėr Korrupsionit dhe Prokuroria Speciale e Kosovės.

Ish-kreu i Kamenicės, Begzad Sinani, akuzat e kreut aktual tė Kamenicės i cilėson si rivalitet.

“Kryetari Surdulli i frikėsohet rivalitetit nė komunė, ngase ėshtė nė dijeni se nė mandatin e ardhshėm unė do tė rikandidoj pėr kryetar komune dhe se do tė fitoj kundėr tij, e qė unė do tė jem ai qė do t`i shpalos tė gjitha keqpėrdorimet nga ana e tij“, ka thėnė Sinani. Edhe i akuzuari tjetėr Hasan Keqmezi thotė se kėto akuza janė shpifje nga Surdulli.

"Mjetet e shpenzuara tė paraqitura nė kėtė aktakuzė janė ndarė pėr familjet skamnore, tė cilat janė nė numėr tė madh nė kėtė komunė, e qė kryetari Surdulli fare nuk e qan kokėn pėr t`u dalė nė ndihmė“, ka sqaruar Keqmezi.

Nė seancėn e 8 shkurtit gjykatėsi i EULEX-it, Cezary Dzirukowski, pasi ka dėgjuar tė gjitha palėt, vendosi qė seanca tė shtyhet pėr 1 mars.

 

gezim hoxha01.03.2012/11:18

Rrenjet thelle i ka hajnia. Ura ne Hogosht me standarde europiane 290 000 EURO, 20 m e gjate............. ne asfal ka bi bari etj etj etj, zor se i gjindet fundi kesaj paskrupullsie...

mergimtari01.03.2012/11:12

zoti surdulli po e gjykoni njerin qe ka jap ndima po kurgju te keqe nuk paska ba ky njeri i lumt qe ju ka ndimu skamnorve.nuk jom ne asni parti politike ne kosov.po ndihmoni edhe ju njerzve me ndihma se osht shum varfni ne kosov.

nazim berbatovci 01.03.2012/10:12

Kjo eshte normale per pjesetaret e kesaj partije .

pdk zemra e krimit01.03.2012/10:05

99 te pdk dhe shiku ,me krime, ... sje,keqperdorim,dhunime,krejt te zezat i ka pdkja,veq budallt i dojn ata

Prishtina01.03.2012/09:43

Ketu nuk lexova tjeter veq njeri thot se ka keqperdorur e tjeteri thot se rrena jane se une do te behem kryetar ne te ardhemen kjo i bjen se kush vjedh ma teper do te behet kryetar i ardheshem.