Protestë në Neredime për kthimin e serbëve lokalë

Publikuar: 08.11.2011 - 14:25

Ferizaj, 7 nėntor - Paralajmėrimi se njė grup i serbėve lokalė  do tė vizitojnė, tė martėn, pronat  e tyre nė fshatin Neredime tė Ferizajt, ka rikthyer kujtimet dhe tensionet e luftės.

Mbi 200 banorė shqiptarė, nė orėt e paraditės, kishin dalė tek ura e fshatit, aty ku bashkohen Neredimja e Poshtme me atė tė Epėrme, pėr  tė parandaluar organizimin  e kėsaj vizite, e cila bėhej nga Kėshilli danez pėr Refugjatė si dhe nga UNHCR-ja, raporton korrespondenti i “Kohės Ditore”. "Nuk lejojmė qė serbėt  tė kalojnė, ne nuk jemi kundėr kthimit, por jemi kundėr sjelljes sė tyre, tė cilėt sot e asaj dite nuk i kanė treguar kriminelėt nga radhėt e veta, tė cilėt na patėn djegur shtėpitė dhe na patėn vrarė disa veta", thoshte Hyzri Rekaj , kryetar i Kėshillit tė fshatit.

Nė fshatin Neredime, nė tė dy pjesėt e saj, gjatė luftės ishin djegur rreth 90 pėr qind e shtėpive, ndėrsa  ishin vrarė pesė veta tė fshatit dhe nė gjithė grykėn e kėsaj zone 11 veta.

Deri mė tash, procesi i kthimit nė komunėn  e Ferizajt ka pasur mjaft sukses, nė rindėrtimin e shtėpive  si nė fshatin Bablak , Babush,Talinovc i Muhaxherėve etj.,por jo edhe nė kthimin e banorėve serbė qė tė jetojnė nėpėr ato shtėpi.

 

sabah09.11.2011/22:54

Shyqyr qė dikush nga shqiptarėt u organizua tė protestojė kundėr piromanėve dhe kriminelėve serbė qė dogjėn e poqėn gjithēka shqiptare, kurse sot duan tė kthehen e tė jetojnė nė vendin e krimit duke thėnė se nuk janė ata qė kanė djeg e pjek, por janė tė tjerėt qė i kanė kryer krimet. Por nuk ėshtė e vėrtetė, sepse vendorėt ardhacakė tė 1913 janė ata qė kanė kryer krimet mė tė rėnda, tė trimėruar nga fallangat serbe tė ardhur nga Knini, Bosnja, Hercegovina, Serbia pėr ta kthyer Kosovovėn nė tokė tė pastėr serbe pa shqiptarė. Ju lumtė!

Liki08.11.2011/14:54

HALLALL KTYVE BANORVE SHQIPTARE !