Muja i bindur se Prizrenin e fiton pa balotazh

Publikuar: 09.09.2013 - 10:04

Prizren, 9 shtator - Kryetari i Komunės sė Prizrenit, Ramadan Muja, tė cilin PDK-ja e ka rikandiduar edhe pėr njė mandat pėr ta qeverisur kėtė komunė, ka thėnė se do tė fitojė bindshėm nė zgjedhjet lokale tė 3 nėntorit.

Muja ka thėnė se nuk ia ka frikėn asnjė kundėrkandidati pėr garėn pėr Prizren, as Eqrem Kryeziut. “Kryeziu ėshtė nė siklet. Ai do ta pėrjetojė edhe mė keq humbjen e 3 nėntorit se atė tė zgjedhjeve tė 2007-s”, ėshtė shprehur Muja nė njė intervistė pėr “Epokėn e re”.

Ai ka thėnė se fitorja e tij dhe e PDK-sė nė Prizren do tė jetė e thellė dhe do tė arrihet qysh nė rundin e parė.

Pavarėsisht se ėshtė nė njė proces gjyqėsor, Muja ėshtė i sigurt se do tė fitojė edhe mė shumė mbėshtetje nga qytetarėt.

“Jam shumė i bindur se ky rast nuk do tė ndikojė negativisht pėr arsye se nė atė aktakuzė nuk ka bazė pėr vepėr penale. Nuk kam bėrė vepėr penale, por kam bėrė vepėr humane. Trualli qė ua kemi dhėnė nė shfrytėzim shkollės ‘Mehmet Akif’ dhe Fabrikės sė Ēokollatės ėshtė vepėr humane”, ka thėnė ai, duke shtuar se nė kėtė shkollė dhe nė kėtė fabrikė janė punėsuar 320 punėtorė.

Muja ka treguar se nė mandatin e ardhshėm do tė ketė mė shumė vende tė reja tė punės dhe zhvillim ekonomik nė Prizren. “Gjatė kėtij mandati do tė tregojmė interesim shumė tė veēantė pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės sepse jemi tė interesuar ta zbusim papunėsinė dhe tė krijojmė kushte pėr zhvillim tė hovshėm ekonomik tė Komunės sė Prizrenit”, ka premtuar Muja.