Kurti: Privatizimi i egër dhe abuziv, deindustrializoi Kosovën

Publikuar: 30.07.2013 - 17:10

Vushtrri, 30 korrik - Kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje!, Albin Kurti, tha sot nė Vushtrri, se kjo Komunė as po mbėshtetet nga institucionet shtetėrore e as pėrkrahet nga ato lokale.

“Pas luftės filloi privatizimi i egėr dhe abuziv, qė e deindustrializoi edhe Kosovėn nė pėrgjithėsi, e posaēėrisht edhe Vushtrrinė. Shembulli mė domethėnės ėshtė privatizimi i “Llamkos"-it. Kjo fabrikė e pėrpunimit tė llamarinės, qė dikur kishte 500 punėtorė, pasi u privatizua e falimentoi disa herė, tash i ka 10 fish mė pak punėtorė. Edhe kėta qė punojnė sot aty, marrin ndihmė sociale, e jo pagė”, theksoi Kurti. 

Duke qenė se Vushtrria ėshtė prodhuesi mė i madh i patates nė Kosovė, e ku pėr njė sezon kultivohen 140 mijė tonė patate, Kurti risolli nė vėmendje se si pasojė e importit tė madh dhe tregut tė pambrojtur, vitin e kaluar Lumi “Sitnica” nė Vushtrri u mbush me tonelata patatesh tė hedhura nga prodhuesit e braktisur nga mbrojtja e institucioneve tė vendit. "Me gjithė humbjet e mėdha, prodhuesit nuk janė dorėzuar dhe nuk dorėzohen dhe sėrish po e kultivojnė pataten, pa ndihmėn e shtetit, pa ndihmėn e komunės”, vėrejti Kurti.

 “Ndryshimet e mėdha qė i duam ne, nuk janė ndėrrim pushtetarėsh, por transformim pushteti e transformim shteti”, pėrfundoi Kurti.