Sondazhi: VV, PDK dhe LDK në Prizren pritet të kenë fuqinë e njëjtë

Publikuar: 07.07.2013 - 09:18

Prizren, 7 korrik - Sivjet nė zgjedhjet lokale nė Prizren, pritet tė ketė rezultat tė ngushtė nė mes tė Vetėvendosjes!, PDK-sė dhe LDK-sė. Nė njė sondazh elektronik nė Portalin Gazeta e Prizrenit, realizuar prej 21.06.2013 deri mė 6.07.2013, nė pyetjen se kush i fiton zgjedhjet sivjet nė Prizren,  23 %(328) e respodentėve janė pėrgjigjur se sivjet do tė fitoj VV, 23 %(324) se do tė fitoj PDK dhe po aq, 23 %(319) se do tė fitoj LDK-ja. 11 %(155) kanė votuar pėr PK-nė, 10%(141) pėr BD-nė, kurse 3 %(45) pėr AAK-nė, 2 %(29) pėr LDD-nė, dhe nga 1 % kanė marr KDTP, KTAP, VAKAT, NDS, PD dhe AKR-ja.

Nė kėtė sondazh kanė marr pjesė 1,413 respodent, tė cilėt pėrmes votimit nė njėrin nga opsionet kanė dhėnė opinionin e tyre pėr gjasat aktuale qė kanė partitė nė Prizren pėr tė fituar nė zgjedhjet e sivjetme lokale. Sondazhi mund tė vlejė vetėm pėr tė parashikuar pozicionin, pėrkatėsisht mbėshtetjen politike aktuale qė kanė partitė si subjekte politike nė tėrėsi, pasi qė nė kohėn kur ėshtė bėrė sondazhi nuk kanė qenė tė zyrtarizuar kandidaturat pėr kryetar komune. Pėrkthyer nė ulėse nė Kuvendin Komunal tė Prizrenit, qė ka gjithsej 41 ulėse, PDK, LDK dhe Vetėvendosje!, do ta kishin fuqinė e njėjtė politike, me nga 8 ulėse, ndėrsa me hyrjen e subjekteve tė reja nė garė, PK-sė dhe BD-sė, KTAP e turqve, ku pėr KK edhe Vetėvendosja sivjet garon pėr herė tė parė, pritet qė tė vėshtirėsohet sigurimi i njė kuorumi tė qėndrueshėm i mazhorancės, ēka imponon njė koalicion tė gjerė, rrjedhimisht njė pa qėndrueshmėri tė shumicės nė Kuvend. Nė bazė tė kėsaj renditje, PK-ja dhe BD-ja pritet tė kenė nga 4 kuvendar, AAK 2, LDD 2, kurse tė tjerat nga njė ulėse.

Pėr tė theksuar nė kėtė sondazh ėshtė afria qė ėshtė vėrejt nė mes tė PDK-sė, LDK-sė edhe Vetėvendosjes!. Nė bazė tė respodentėve qė kanė marr pjesė nė kėtė sondazh Lėvizja Vetėvendosje! qėndron mirė nė Prizren. Vetėvendosje! nė shumicėn e kohės ka qenė e radhitur e para nė sondazh, pėrderisa edhe PDK-ja kohė pas kohe ka kryesuar, por disa herė ka kryesuar edhe LDK-ja.

Interesant ėshtė fakti qė Partia Konservatore, njė parti e krijuar rishtas nė Prizren, nga ish-kryetari i Degės sė PD-sė, Munir Basha, nė bazė tė respedentėve qė kanė marr pjesė nė kėtė sondazh, qėndron shumė mė mirė sesa Partia e Drejtėsisė, njė parti qė ėshtė edhe pjesė e Qeverisė Qendrore dhe ka deputet nė Kuvendin e Kosovės. Nė kėtė sondazh 11 pėr qind e votuesve kanė prognozuar se do tė fitoj PK nė Prizren ndėrsa vetėm 1 pėr qind kanė votuar pėr PD-nė.

Gjithashtu sondazhi tregon se gėzon mbėshtetje tė konsiderueshme edhe Bashkimi Demokratik i ish-deputetit Zafir Berisha, qė ėshtė radhitur para AAK-sė dhe LDD-sė, parti kėto pjesėmarrėse me asamblistė nė Kuvendin Komunal, ndėrsa AAK-ja ėshtė edhe parti parlamentare.

Pėr tė qenė korrekt me tė gjithė lexuesit, nė sondazhet elektronike nė gjithė botėn qė bėhen edhe nga kompanitė mė tė mėdha mediale, ėshtė vėshtir tė caktohet marzhi i gabimit, ngase nuk mund tė zbatohen metoda shkencore pėrkatėse si nė sondazhet klasike. Megjithatė, nė konsultim me ekspert tė fushės pėrkatėse dhe me njohės tė mirė tė zhvillimeve politike veēanėrisht nė Prizren, marzhi i gabimit nė kėtė sondazh ėshtė vlerėsuar 5 pėr qind. Kriter teknik nė kėtė sondazh elektronik ka qenė qė njė kompjuter dhe njė IP tė mund tė voton vetėm njė herė, pėr t’i ikur manipulimit. Ky ėshtė kriteri mė i pėrdorshėm nė sondazhet elektronike.

gimi07.07.2013/13:02

Ska mbet tjtre veq diten e votimve me kengen e Korrupcjonit

migjeni07.07.2013/12:04

Lumt na te lumt qee kem VV dhe do fitoj edhe ne z. lokale por edhe qendrore dhe do kendojm kengen jena na jena na e nuk lejojm qe kerkush djellin me naj nxan.

Naimi07.07.2013/11:24

Se pari Une nuk mendoj se nje njeri i shendoshe ne koke e voton PDK krimin.
Se dyti Ky far "sondazhi" si u pergadit? Duke pire qaj dhe duke ja futur kot ashtu? Eshte teper e quditshme qe 3 Parti ka 23 i marrin. Ketu ja ka fut dikush kot.

Learti Prizren07.07.2013/11:15

Vetevendosje shume me bindshem do te kryesoj garen per Prizren, ka perkrahjen e pa rezerve te qytetareve tane ketu. Ju jeni forca!

Beqir Morina07.07.2013/11:14

Jo vetem ne Prizren po edhe ne tere Kosoven mendoje une qe duhet ta Votojm VV...Pse?..Sepse shpresa e veteme qe eksperimenti i fundit per ta bere na ka mbete kjo Parti poqese edhe keta Deshtojne atehere na ka marre lumi te gjitheve po rrojme me Pirat ..Bandita Korruptues e qka jo.......eshte koha qe te Zgjohemi me 3 Nëntor dhe te nise Vetedihsimi i yne ....ju pershendese

Fatos Gashi07.07.2013/10:42

Hahahahaha qfar humori i mengjesit ,e merrni vesh ne zgjedhje qfar rezultati ka per te pas Prizreni.

njani07.07.2013/10:18

pse apaska hala njer Qi e votojn pdk a bash pome qudit edhe qka dohet makeq mebo kjo parti mashum qimekuptu populli sekjo parti si mbron intresat e popullit po vetem intresin personal.

yzil prizren07.07.2013/10:11

VV duhet të qëllon kandidatin e duhur dhe fitorja ndoshta vjen në rrethin e parë!? E nëse jo,atëhere në koalicion me LDKnë,PK dhe minoritetet fitorja do sigurohet...