Më së shumti ankesa të qytetarëve, në adresë të gjykatave

Publikuar: 22.06.2013 - 10:13

Gjilan, 22 qershor - Nė raportin gjashtėmujor tė zyrės sė avokatit tė popullit nė Gjilan janė evidentuar sėrish ankesa serioze tė qytetarėve, tė cilėt kėrkojnė ndihmė ose ndėrmjetėsim tė avokatit tė popullit. Nga ky raport shihet se nė ankesat e palėve tė natyrave tė ndryshme sėrish dominojnė ankesat ndaj gjykatave, ministrive dhe ndėrmarrjeve publike.

Shemsedin Mustafa, kėshilltar ligjor nė Zyrėn e avokatit tė popullit nė Gjilan, tha pėr rajonipress se qytetarėt sėrish kanė bėrė pėrgjegjėse palėt duke filluar nga gjykatat me 12 ankesa, ndėrmarrjet publike me 3 , komunat me 4, ministritė me 1 dhe policinė me 1 ankesė. Ai shtoi se nga periudha 1 janar e kėtij viti e deri mė 21 qershor, nė rajonin e  Anamoravės janė pranuar 136 ankesa, tė papranueshme 91, nė pritje pėr shqyrtim 8, raste tė hapura 21 dhe tė mbyllura 16.

Ndėrkaq gjatė tėrė vitit tė kaluar kjo zyrė ka regjistruar 229 ankesa, prej tyre 62 raste tė hapura pėr hetim, 158 ankesa tė papranueshme dhe 9 ankesa nė pritje pėr shqyrtim.

Mustafa tha se nė vitin 2012 mė sė shumti ankues ka pasur nga komuna e Gjilanit (34), Vitia (11), Kamenica (5), Ferizaj (4), Novobėrda (3) dhe Kllokoti (2).