Mbikalimi te Shkolla e Mesme e Mjekësisë inaugurohet në qershor

Publikuar: 19.05.2013 - 15:58

Prishtinė, 19 maj - Mbikalimi i cili ėshtė duke u ndėrtuar nė hyrje tė Prishtinės, te Shkolla e Mesme e Mjekėsisė Ali Sokoli pritet tė inaugurohet nė javėn e parė tė qershorit. Mbikalimi do ta lehtėsoj qarkullimin nė atė pjesė si dhe do t’u ofrojė siguri qytetarėve, e nė veēanti nxėnėsve, thonė zyrtarė tė komunės sė Prishtinės. 

Nxėnėsit e shkollės sė mesme “Ali Sokoli” dhe banorėt e lagjeve “Ulpiana” dhe “Spitali”, nuk do tė kenė mė problem kalimin e rrugės, pasi qė atyre shumė shpejt do t’ iu lejohet qarkullimi pėrmes mbikalimit i cili ėshtė nė pėrfundim e sipėr afėr shkollės. Pėrveē nxėnėsve tė kėsaj shkolle, kėtė mbikalim do ta shfrytėzojnė edhe qytetarėt e tjerė. Ata thonė se ėshtė dashur mė herėt tė bėhet njė gjė e tillė, transmeton radio Kosova.

E zyrtarėt komunalė thonė se punėt tashmė kanė pėrfunduar. Zėdhėnėsi i Komunės sė Prishtinės, Asdren Osaj thotė se pritet tė bėhet pranimi teknik dhe nė qershor do tė bėhet funksionalizimi i tij. Sipas Osajt, ky mbikalim do tė ofrojė siguri pėr qytetarėt dhe nxėnėsit nė kėtė aks rrugorė mjaft tė frekuentuar.

Ky mbikalim Komunės sė Prishtinės i ka kushtuar rreth 180 mijė euro.