“Trafiku Urban” i kryeqytetit përfiton nga komuna 2 milionë euro

Publikuar: 07.03.2013 - 10:00

Prishtinė, 7 mars - Pėr tė pėrmirėsuar shėrbimin e transportit publik, Kuvendi Komunal i Prishtinės ka vendosur qė  “Trafikut Urban” t’ia ndajė 2 milionė euro pėr blerjen e autobusėve tė rinj.

Zyrtarė komunalė thonė se me Ligjin e ri pėr ndėrmarrjet publike, ata tani janė aksionarė qind pėr qind tė “Trafikut Urban”.

“Ligji pėr ndėrmarrjet publike, Komunėn e Prishtinės, e bėnė aksionare 100 pėr qind tė ‘Trafikut Urban’. Komuna pėrkatėsisht asambleja komunale ka zgjedhur aksionarėt e kėsaj ndėrmarrjeje qė vijnė nga radhėt e kėshilltarėve tė Kuvendit, dhe kėta tė fundit e kanė zgjedhur bordin e drejtorėve. Pra, ndėrmarrja ‘Trafiku Urban’, statusin e saj e ka tė qartė, ėshtė ndėrmarrje publike lokale qė ofron shėrbimin e transportit tė udhėtarėve nė Prishtinė”, ka thėnė pėr gazetėn zėdhėnėsi i Komunės, Asdren Osaj. Ai mė tej ka shtuar se, subvencionimi i ndėrmarrjeve publike lokale ėshtė i rregulluar me ligj, ndėrsa vendimin pėr ndarjen ose jo tė mjeteve e merr Kuvendi Komunal. Nė bazė tė vendimit tė Komunės pėr dhėnien e 2 milionė eurove, “Trafiku Urban” obligohet qė tė blejė autobusė tė rinj. “Asambleja komunale e Prishtinės ka votuar pro dhėnies se 2 milionė eurove pėr “Trafikun Urban”, me destimin pėr blerjen e autobusėve tė rinj. ‘Trafiku Urban’, nė bazė tė kėtij vendimi tė Kuvendit Komunal, obligohet qė tė blejė autobusė tė rinj e jo tė pėrdorur. Ēmimi i tregut ėshtė ai qė pėrcakton numrin e autobusėve qė do tė blihen”, ėshtė shprehur Osaj.

Me gjithė shumėn e ndarė kėto nuk i plotėsojnė nevojat e “Trafikut Urban”, pasi me dy milionė euro nuk mund tė blihen mė shumė se 20 autobus, nėse pėr njė komunė do tė paguajė 100 mijė euro, aq as vlerėsohet qė kushton njė autobus i ri. “Jo vetėm pėr numrin e autobusėve qė do tė blihen me kėto mjete, por vetėm pėr linjat 3 dhe 4 pėr t’i mbajtur nė rregull, Prishtinės i nevojiten mbi 200 autobus, prandaj ndarja e kėtyre mjeteve ėshtė vetėm njė ndihmės e vogėl qė i bėhet kėsaj kompanie, me qėllim tė pėrmirėsimit tė shėrbimeve pėr qytetarė”, ka thėnė Osaj. Dhėnia e kėtij subvencioni pėr “Trafikun Urban” i paraprin ndihmės sė premtuar nga JICA japoneze, e cila ka premtuar dhėnien e njė ndihme pėr “Trafikun Urban”, por me kusht qė edhe Komuna ta zgjatė dorėn me nė kėtė drejtim. Edhe pse mė herėt ėshtė thėnė qė japonezėt do t’i dhurojnė rreth 50 autobusė, kjo ende nuk dihet. Zyrtarė komunalė thanė se ende nuk kanė ndonjė pėrgjigje pėrfundimtare nga JICA japoneze pėr dhėnien donacion tė autobusėve.

Ndėrkaq, zyrtarė tė “Trafikut Urban”, i thanė gazetės se e mirėpresin kėtė ndihmesė tė Komunės pėr modernizmin e transportit publik. Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Bekim Gashi, ka pohuar se menjėherė pas pėrfundimit tė procedurave tė tenderimit do t’i fusin nė funksion autobusėt e rinj. “Ne implementojmė ēdo projekt qė vjen prej Komunės dhe kėta 2 milionė euro do tė shfrytėzohen pėr blerjen e autobusėve tė rinj. Nė pjesėn e parė tė kėtij viti pritet futja nė pėrdorim e autobusėve tė rinj, pėr tė pritur pastaj edhe ndihmėn e japonezėve”, ka thėnė Gashi. Gjithė kėto investime, sipas tij, do tė ndikojnė qė “Trafiku Urban” ta bėjė njė ristrukturim tė brendshėm, me njė plan afatgjatė zhvillimor tė transportit publik, i cili do t’u ngjajė vendeve tė Bashkimit Evropian. Sa u pėrket linjave, menaxhmenti i “Trafikut Urban” pret qė ta mbulojė pjesėn kryesore tė qytetit. Autobusėt e rinj do ta ndryshojnė edhe mėnyrėn e pagesės sė biletave dhe ato do tė paguhen nė automate qė pritet tė instalohen nė qytet, nėpėrmjet bankave ose pagesa te shoferi i autobusit. Ndėrkaq konduktorėt qė kanė kryer deri mė tani punėn e faturimit tė udhėtarėve do tė sistemohen nė ndonjė pozitė tjetėr nė kuadėr tė “Trafikut Urban”.

Edhe pėrfaqėsues tė opozitės nė Kuvend mirėpresin investimet nė transportin publik, pasi, siē thonė ata, me autobusėt qė posedon aktualisht trafiku urban rrezikohet edhe jeta e qytetarėve. “Ne jemi pėr largimin e tė gjithė autobusėve tė cilėve shpeshherė e shohim se u bie edhe gipsi. Megjithatė si kancer i trafikut urban ne mendojmė se janė ilegalėt tė cilėt jo vetėm qė nuk paguajnė tatim ndaj shtetit, por ia marrin udhėtarėt edhe operatorėve legalė”, thotė Aziz Pacolli nga Aleanca Kosova e Re.

“Autobusėt qė ka aktualisht “Trafiku Urban”, e qė janė nė gjendje jo tė mirė teknike janė rrezik edhe pėr vetė qytetarėt. Kėshtu qė ne si opozitė e kemi pa tė arsyeshme dhe e kemi pėrkrahur ndarjen e kėtyre 2 milionė eurove. Edhe pse jo sa duhet, kjo ndihmė sadopak do tė plotėsojė nevojėn e ‘Trafikut Urban’ pėr mbajtjen e vijave ekzistuese”, thotė Shefqet Sylejmani, shef i grupit parlamentar tė AAK-sė.