Drejtoria e Arsimit e Klinës shpërfill konkursin

Publikuar: 05.03.2013 - 11:27

Klinė, 5 mars- Drejtoria e Arsimit nė Klinė nuk e ka respektuar kriterin bazė pėr punėsimin e kandidatėve nė vend tė punės nė arsim, duke punėsuar njė arsimtare nė shkollėn e Klinės dhe njė kėshilltar tė vetin nė DA. Arsimtarja B.D. ėshtė dėrguar nė vendin e punės arsimtare e gjuhės angleze nė shkollėn e mesme tė ulėt “Ismet Rraci” nė Klinė, pa u shpallur vendi i lirė i punės. Ndėrsa Ndrecė Kola ėshtė emėruar kėshilltar i drejtorit tė Drejtorisė sė Arsimit pėr komunitetin REA dhe madje pa konkurs. Vetė drejtori i Arsimit, Ramiz Rrusta, e pranon se janė punėsuar pa konkurs. Drejtori i SHMU “ Ismet Rraci”, tregon se pėr vendin e lirė tė punės nė lėndėn gjuhė angleze i ka dėrguar kėrkese DA-sė qysh nė nėntor tė vitit tė kaluar pėr mbulimin e orėve nė kėtė lėndė pasi qė arsimtari qė ka mbajtur orėt, Zymer Gashi, ka dalė nė pension. Nga atėherė e deri para njė jave orėt e anglishtes janė mbuluar nga arsimtarė tė tjerė tė kėsaj shkolle. Tek pas dy muajve B.D., studente e gjuhės angleze, por akoma e padiplomuar, ėshtė dėrguar si arsimtare nė ketė shkollė pa e pyetur fare drejtorinė e shkollės, madje as pa shpallur konkurs. “Unė nė nėntor kam bėrė kėrkese pėr mbulimin e kėtyre orėve pasi arsimtari ka dalė nė pension, DA-ja e ka dėrguar kėtė kandidate”, thotė Gani Ahmetxhekaj, i cili nuk dėshiron tė komentojė mė gjatė kėtė ēėshtje. Ramiz Rrusta, drejtor i Arsimit, i ka thėnė gazetės se kjo kandidate ėshtė intervistuar nė konkursin e rregullt nė gusht tė vitit tė kaluar dhe tash nuk e kemi parė tė arsyeshme tė shpallim prapė konkurs. “Brenda dy muajve orėt janė mbajtur, nxėnėsit nuk kanė humbur asgjė, Desku ka qenė njėra ndėr kandidatet mė tė mira pėr gjuhė angleze qė ėshtė intervistuar nė gusht, i kam marrė shėnimet e gjithė kandidatėve dhe ajo ishte mė e pėrgatitura, ėshtė nė fazėn e diplomimit dhe e kam dėrguar si arsimtare nė ketė shkollė, kjo nuk ėshtė shpėrfillje e konkursit”, thotė Ramiz Rrusta. Por, nė shumė raste tjera kur ka pasur vende tė lira tė punės praktikat e deritashme kanė vijuar me shpalljen e njė konkursi lokal 7 ditor pėr tė mbuluar vendin e punės duke respektuar konkursin, por DA-ja nė kėtė rast nuk e ka bėre ketė. Madje Rrusta pohon se punėsimi i arsimtarėve ėshtė punė e DA-sė e jo e shkollave apo medieve. Ai thotė tė mos e ketė asgjė familjarisht kandidaten e as qė e di pėrkatėsinė e saj partiake. Njė arsimtar nė shkollėn “ Ismet Rraci”, pa dashur t’i pėrmendej emri nė gazetė nga frika e hakmarrjes, i ka thėnė gazetės sė qė nė fillim tė vitit shkollor janė punėsuar arsimtarė pa konkurs dhe nė baza partiake.

Nė rastin e dytė, po ashtu pa e shpallur konkursin, drejtori i Arsimit ka punėsuar si kėshilltar siē thotė ai pėr ēėshtje tė komunitetit REA Ndrecė Kolėn, ish-drejtor i shkollės tjetėr tė qytetit “ Motrat Qiriazi” tė cilit tashmė i ka skaduar kontrata e punės. Ndėrsa nė vend tė tij si ushtrues detyre ka emėruar sekretarin e shkollės Kristė Pėrlaska. “Pėr kėshilltar nuk ka nevojė tė shpallet konkurs”, arsyeton vendimin e tij Rrusta, i cili pothuajse ėshtė i vetmi drejtor qė ka emėruar kėshilltar pasi qė koleget e tij nuk kanė tė tille.