Shkolla “Ali Kelmendi” e Vushtrrisë prej një muaji pa ujë të pijshëm

Publikuar: 01.03.2013 - 11:38

Vushtrri, 1 mars - Shkolla fillore “Ali Kelmendi” e Vushtrrisė prej njė muaji ėshtė pa ujė tė pijshėm. Arsyeja pse uji ėshtė i papėrdorshėm  ėshtė se dyshohet se ai ėshtė pėrzier me ujėra tė zeza.

Sipas drejtoreshės Kadrie Miniqi, Inspektorati komunal edhe Inspektorati rajonal kanė konstatuar qė nga mostrat marra tė ujit nė shkollė, nė bufenė e shkollės dhe nė lokalet afėr saj, mostrat e marra nė shkollė konstatojnė se uji ka erė dhe nuk bėn tė pėrdoret pėr shkak tė shfaqjes sė ndonjė epidemie apo verdhėzės.  “Kjo gjė sė pari ėshtė vėnė re nga personeli i shkollės dhe nxėnėsit. E kemi ndaluar pirjen e kėtij ujit dhe i kemi njoftuar nxėnėsit. Mirėpo pėr ta rregulluar kėtė duhet tė ndėrrohen tė gjithė gypat, sepse janė tė vjetėr qė nga viti 1973, kur edhe janė instaluar, me siguri nėpėr gypa ka vrima dhe aty uji ndotet nga ujėrat e zeza”, ka thėnė ajo.

Miniqi e ka arsyetuar mosintervenimin e Drejtorisė komunale tė Arsimit, duke thėnė: “Ėshtė njė shumė e madhe e parave qė duhet tė investohet, sepse me qenė njė shumė e vogėl ndoshta do tė kishin intervenuar”.

Ndėrkaq drejtori i Arsimit komunal, Qerim Selimi, thotė se nuk ėshtė ndėrmarrė  asgjė pėr arsye se kjo shkollė ėshtė paraparė nė njė projekt  ku do tė bėhet njė renovim i tėrėsishėm. “Shkolla ka ujė tė nevojshėm pėr mbajtjen e pastėrtisė, por pėr ujė tė pijshėm ėshtė njė ēėshtje qė duhet tė zgjidhet pasi qė duhet tė ndėrrohet i gjithė sistemi i furnizimit me ujė. Pra, duhet tė ndėrrohen gypat”, ka thėnė ai.

Sipas tij, Ministria e Pushtetit Lokal nėpėrmjet njė projekti ka alokuar 250 mijė euro pėr izolim tubash, ngrohje, energji, ujė dhe  nyja sanitare. “Edhe rinovimi i gypave ėshtė i pėrfshirė nė kėtė shumė, mjetet janė tė Komisionit Evropian edhe nėse nuk e realizojnė ata e realizojmė ne si komunė”, ka thėnė Selimi. 

Qė nga paslufta e deri tashti shkolla ėshtė ndihmuar vetėm me mjete tė pakta dhe nga njė shoqatė franceze. Shkolla ka 936 nxėnės tė rregullt, 11 me aftėsi tė kufizuara dhe 99 parashkollorė.

Nga ana tjetėr, disa nga nxėnėsit thonė se ujin e marrin nė ēanta nga shtėpia. Edin Osmani, nxėnės i klasės sė pestė, thotė se uji nė shkollė  s’pihet. “Ujin e marr ēdo ditė nga shtėpia”, thotė ai.

Edhe Elona Zuka, po ashtu nxėnėse, thotė se gjatė kohės qė janė nė shkollė shkojnė nėpėr lokale afėr pėr tė pirė ujė.  “Uji nė shkollė nuk pihet, kėshtu qė ne gjatė pushimit shkojmė nėpėr qebaptore pėr tė pirė ujė, ose e blejmė”, ka thėnė ajo.