LDK-ja do përfaqësim në Këshillin Komunal për Siguri

Publikuar: 19.02.2013 - 10:22

Viti, 19 shkurt – Opozita nė Viti ka kėrkuar zbatimin e udhėzimeve administrative tė institucioneve qendrore pėr sa i pėrket pėrfaqėsimit nė Kėshillin Komunal tė Sigurisė nė Bashkėsi. Sipas pėrfaqėsuesve tė LDK-sė nė Kuvendin Komunal tė Vitisė, Kėshilli Komunal i Sigurisė nė Bashkėsi nuk e ka pėrfaqėsimin e paraparė me nenin 4 tė udhėzimit administrativ tė MPB-sė, dhe pėr kėtė kryetari i Komunės duhet tė ndėrmarrė veprime konkrete qė nė kėtė kėshill tė emėrojė edhe anėtarėt e tjerė qė parasheh udhėzimi administrativ e qė deri mė tani nuk janė tė pėrfshirė nė kėtė kėshill. Imri Emėrllahu, kėshilltar nga LDK-ja, ka thėnė se Kuvendi Komunal para disa kohėsh ka miratuar vendimin e kryetarit rreth pėrfaqėsimit nė KKSB, por ky vendim nuk ėshtė nė pėrputhje tė plotė me udhėzimin administrativ, ku qartė parashihet pėrbėrja e KKSB-sė. “Si LDK kėrkojmė vetėm zbatimin e udhėzimit administrativ, dhe qė KKSB tė ketė pėrbėrjen e paraparė me udhėzim administrativ“, ka thėnė Emėrllahu. Ai ka thėnė se kėtė kėrkesė LDK-ja ia ka adresuar drejtpėrdrejt edhe kryetarit tė Komunės si kryesues i kėtij kėshilli, por deri mė tani nuk ėshtė ndėrmarrė asnjė veprim. Edhe Sherif Sherifi, anėtar i LDK-sė nė KPF, ka kėrkuar qė ky mekanizėm konsultativ i sigurisė tė funksionojė nė bazė tė udhėzimeve tė nivelit qendror, dhe se pėrfaqėsimi duhet tė bėhet, sipas asaj, qė parashihet nė kėto udhėzime. Por sipas  kryetarit tė Komunės, Nexhmedin Arifi, kjo kėrkesė e opozitės do tė shqyrtohet nė tė ardhmen dhe tė shikohen mundėsitė qė ka komuna pėr pėrmbushjen e saj. “Pėrbėrja e KKSB-sė ėshtė nė bazė tė udhėzimeve tė nivelit qendror dhe si e tillė ėshtė votuar nė Kuvendin Komunal, e nėse ka ndonjė lėshim atėherė ne do tė shikojmė mundėsinė qė kėtė ēėshtje ta zgjidhim ashtu siē parashihet me kėto udhėzime”, ka thėnė Arifi.