Defekti në një kabllo nëntokësore lë Komunën prej një jave pa rrymë

Publikuar: 16.01.2013 - 11:39

Lipjan, 16 janar – Ka plot njė javė qė tė gjithė tė punėsuarve nė objektin e Komunės sė Lipjanit u ka humbur komoditeti nė punė dhe kjo jo pėr shkak tė volumit tė punėve qė kanė, por pėr shkak tė  tė ftohtit qė ka mbėrthyer zyrat e tyre. Nė tė vėrtetė, defekti nė njė kabllo nėntokėsore tė energjisė elektrike qė pėrcillte rrymėn nė objektin komunal ka lėnė godinėn komunale pa energji elektrike dhe kėsisoj gjeneratori aktual i Komunės me kapacitetin qė ka nuk po mund t’i rezistojė edhe ngrohjes qendrore, ndaj Komuna pos funksionimit tė kompjuterėve dhe printerėve tjerė shėrbim me rrymė nuk po kryen. Dhe ata po akuzojnė KEK-un pėr mosveprim nė riparimin e kabllos me gjithė faktin qė thonė se e kanė paralajmėruar me kohė kėtė defekt. Kurse gjeneratori qė po punon pandėrprerė thuhet se po shpenzon rreth 100 litra derivate nė ditė, shkruan sot Koha Ditore.