Pushteti lokal, hezitues përballë nismave të shoqërisë civile

Publikuar: 20.12.2012 - 09:49

Prizren, 20 dhjetor - Pushteti lokal i Prizrenit, ndonėse bashkėpunon me organizatat e shoqėrisė civile, duhet tė rrisė nivelin e pėrfshirjes sė tyre nė vendimmarrje, nė mėnyrė qė tė ketė respektim mė tė madh tė interesave tė qytetarėve nė politikat publike. Nė debatin e organizuar nga Demokracia pėr Zhvillim (D4D) ėshtė vlerėsuar angazhimi i tė dyja palėve, me ē'rast ėshtė konstatuar se ka defekte dhe hapėsirė pėr pėrmirėsime, sidomos nga organet komunale. Kryesuesi i KK-sė, Njazi Kryeziu, ka vlerėsuar se Prizreni ka shoqėri civile qė ėshtė e konsoliduar me mision tė qartė tė veprimit. "Partitė politike qė veprojnė nė Prizren kanė anėtarėsi, mirėpo problemi qėndron te fakti se si tė zbatohet misioni qė kanė. Nga ana tjetėr, ndėr shoqėritė civile ka OJQ qė kanė mbijetuar me gjithė sfidat e shumta dhe i kanė mbetur besnikė misionit tė vet", ka thėnė Kryeziu, shkruan sot mė gjerėsisht “Koha Ditore”.