Policia heton dhënien në shfrytëzim të pronës komunale

Publikuar: 10.12.2012 - 13:18

Prizren, 10 dhjetor - Shqetėsimet e ngritura nga shoqėria civile nė lidhje me praktikat e muajve tė fundit tė ekzekutivit dhe tė legjislativit lokal tė Prizrenit pėr dhėnien nė shfrytėzim dhe shkėmbimin e pronave publike kanė nisur qė tė hetohen nga Policia e Kosovės. Dyshimet pėr parregullsi, si nė formimin e organeve tė KK-sė e po ashtu edhe nė procedurat e dhėnies sė pronės komunale, qė janė bėrė publike nga Instituti Demokratik i Kosovės (KDI), tashmė janė nė shqyrtim e sipėr nga hetuesit policorė. "Nė bazė tė dyshimeve tė ngritura nga monitoruesit e punės sė pushtetit lokal, Prokuroria e Qarkut tė Prizrenit ka autorizuar hetuesit qė t'i hulumtojnė disa raste dhe t'i raportojnė organit tė akuzės pėr tė gjeturat", ka thėnė njė prokuror nė kushte anonimiteti. Kėtė e kanė konfirmuar edhe monitoruesit e KDI-sė, tė cilėt kanė pranuar se janė intervistuar nga hetuesit e Policisė rajonale tė Prizrenit, nė lidhje me dyshimet e ngritura pėr veprime joligjore nga zyrtarėt komunalė.

"Ne e pėrshėndesim reagimin e Prokurorisė pėr sqarimin e kėtyre rasteve dhe konsiderojmė se ėshtė njė veprim nė drejtimin e duhur, pėr dallim nga angazhimi i Ministrisė sė Administrimit tė Pushtetit Lokal qė nuk ėshtė sa duhet energjik. Shpresojmė qė hetimet tė shkojnė deri nė fund dhe tė kthehet ligjshmėria nė pushtetin lokal tė Prizrenit", ka thėnė koordinatori i KDI-sė, Naim Cahanaj.  

Muaj mė parė, KDI-ja gjatė monitorimit tė KK-sė sė Prizrenit kishte konstatuar se Komisioni i KK-sė pėr dhėnien e pronės komunale ėshtė nė kundėrshtim me udhėzimin administrativ 2012/02, dhe kishte kundėrshtuar ndėrrimin e pronės komunale me atė private si dhe kishte shprehur qėndrimin se kryetari i komunės, Ramadan Muja, ka shkelur ligjin me hyrjen nė partneritet publiko-privat me ndėrtuesit e banesave kolektive pas fillimit tė punimeve dhe pas uzurpimit tė pronės komunale, qė ėshtė tentuar tė mbulohet me miratimin nga KK-ja.

KDI pėrmes raporteve tė ndara ka theksuar se prona e paluajtshme publike komunale jepet nė shfrytėzim nė procedurė tė hapur, transparente dhe jodiskriminuese pėrmes ankandit tė hapur publik duke u bazuar nė ofertėn ekonomikisht mė tė favorshme pėr komunėn dhe qytetarėt e saj, parim ky qė sipas monitoruesve nuk ėshtė aplikuar nė praktikė. Madje duke cituar dispozitat e ligji mbi partneritetet publiko-private dhe koncesionet nė infrastrukturė dhe procedurat pėr dhėnien e tyre, KDI ka vlerėsuar se ato i nėnshtrohen parimit tė trajtimit tė barabartė, mosdiskriminimit, transparencės, proporcionalitetit, ekonomicitetit, efikasitetit, mbrojtjes sė interesave publike, konkurrencės sė lirė dhe vlerės pėr paranė.

"Kryetari i Komunės sė Prizrenit ka shkelur parime bazė tė ligjit ngase ofertat pėr hyrje nė partneritet publiko-privat, nė sė paku dy raste, kanė ardhur nga investuesit e ndėrtimeve kolektive pas fillimit tė punimeve; ku investuesit kanė gjetur edhe njė formė tjetėr qė interesin e tyre komercial ta rrisin duke “uzurpuar” pronat publike", ka thėnė Cahanaj.

Kjo organizatė i pati  bėrė thirrje nė disa raste MAPL-it qė "dhėnia e pronave komunale nė Prizren, nė kundėrshtim me UA 2012/02, tė shpallen tė pavlefshme dhe tė mos krijojnė asnjė efekt juridik, me qėllim qė tė mbrohet interesi i komunės dhe qytetarėve e assesi interesi i grupeve tė ndryshme qė kanė pėr qėllim minimizimin e vlerės sė pronės komunale".

Nė lidhje me pretendimet e KDI-sė pati reaguar vetėm kryetari i komisionit tė KK-sė pėr dhėnien e pronave komunale, Masar Shala, i cili pati shprehur mospajtimin me konstatimet e dhėna, duke theksuar se "ato nuk janė tė qėndrueshme" pėr shkak tė "interpretimit jo tė saktė tė ligjit". Njėkohėsisht i pati bėrė thirrje KDI-sė qė tė jetė mė korrekte gjatė monitorimit dhe raportimit rreth KK-sė sė Prizrenit.