Zvogëlimi i numrit të nxënësve mund të lërë pa punë disa mësimdhënës

Publikuar: 21.11.2012 - 10:32

Dragash, 21 nėntor-  Drejtues tė Arsimit, nė Dragash, kanė bėrė tė ditur se zvogėlimi i numrit tė nxėnėsve dhe transferimi i tyre nė qendrat tjera, mund tė lėrė pa punė njė numėr mėsimdhėnėsish.

Sipas drejtorit tė arsimit, Hajri Ramadani, nė mungesė tė disa drejtimeve mė joshėse, njė numėr i konsiderueshėm i nxėnėsve, vitin e dhjetė janė duke e ndjekur nė shkollat e Prizrenit, apo gjetiu. Pėr mė tepėr, siē ka nėnvizuar ai, kjo mund tė ndodhė edhe pėr faktin se edhe kėtė vit, Shkolla e Mesme Profesionale, nė tė cilėn ėshtė shpresuar se do tė mbeten njė numėr i konsiderueshėm i shkollarėve tė mesėm, ende ėshtė e papėrfunduar.

Ai ka bėrė tė ditur se nė gjimnazin "Ruzhdi Berisha", tė vetmen shkollė tė mesme nė kėtė komunė, mėsimet janė duke i ndjekur rreth 900 nxėnės, ndėrkaq nė gjimnazin paralel, nė Mlik tė Gorės, ku punohet me planprograme tė Beogradit, ndonėse nuk dihet numri i saktė e nxėnėsve, sipas disa shėnimeve jozyrtare, ai mund tė sillet rreth 160-shit.

Bazuar nė tė dhėnat e DA-sė, nė vitin 2012, nga 391 nxėnės (132 femra), aq sa e kanė kryer klasėn e nėntė, nė klasėn e 10 janė regjistruar 224 sish (96 femra), apo rreth 50 mė pak. Edhe nė 13 shkollat fillore tė kėsaj ane, gjithnjė mund tė vėrehet njė rėnie e theksuar e numrit tė filloristėve. Kėshtu, pėrderisa gjatė vitit tė kaluar nė shkollat fillore tė kėsaj komune kanė qenė tė evidentuar rreth 6.300 nxėnės, kėtė vit numri i tyre ka rėnė nė 6.150, qė do tė thotė 150 nxėnės mė pak. Kjo rėnie, duke filluar nga parashkollorėt e deri nė klasėn e nėntė, ėshtė mė e theksuar nė lokalitetet mė tė mėdha tė kėsaj komune, sidomos nė trevėn e Gorės, por edhe ajo e Opojės nuk ėshtė e kursye nga kjo dukuri. Vlerėsohet se e tėra kjo, nuk ėshtė vetėm pasojė e migrimit tė tė rinjve, por edhe e mosvazhdimit tė shkollimit tė femrave dhe zvogėlimit tė lindshmėrisė.