“Termokosi” paralajmëron dimër të gjatë në kryeqytet

Publikuar: 30.10.2012 - 10:10

Prishtinė, 30 tetor – Ngrohtorja e qytetit “Termokos” tė hėnėn ka paralajmėruar dimėr tė ftohtė pėr konsumatorėt dhe nuk ka dhėnė ndonjė datė tė pėrafėrt se kur do tė nisė sezonin e ngrohjes.

Pėr mė tepėr, drejtues tė saj kanė thėnė se ende nuk e kanė siguruar sasinė e nevojshme tė mazutit pėr kėtė sezon.

“Falė temperaturave tė volitshme qė kanė mbretėruar deri mė tani mbi vendin tonė, si dhe pėr shkak tė gjendjes sė rėndė financiare nė tė cilėn ndodhet aktualisht ‘Termokosi’,  sezoni ngrohės nuk ka filluar mė 15 tetor, por ėshtė shtyrė pėr pak kohė”, ka deklaruar zėdhėnėsja e “Termokosit”, Afėrdita Uka-Fejzullahu. Sipas saj, ngrohtorja ėshtė e gatshme teknikisht pėr tė filluar kėtė sezon, porse nuk ka para pėr tė blerė sasi tė mjaftueshme mazuti.

“Ėshtė vendosur qė mazuti tė ruhet pėr ditėt kur temperaturat do tė jenė mė tė ulėta”, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsja. Ajo nuk ka pranuar tė bėjė publike sa ėshtė sasia e mazutit tė  blerė dhe pėr sa kohė mjafton.

“Ditė mė parė ka filluar furnizimi me mazut, por sasitė e siguruara deri mė tani nuk mbulojnė as pėr sė afėrmi nevojat e ‘Termokosit’ pėr lėndė djegėse pėr prodhimin e energjisė ngrohėse”, ėshtė shprehur Uka-Fejzullahu

Sipas saj, pėr tė ofruar ngrohje stabile pėr njė sezon ngrohės, vetėm pėr shpenzimet e mazutit  “Termokosit” i duhen rreth 8 milionė euro.

“E kaq mjete ndėrmarrja nuk i ka nė dispozicion, madje as qė pritet se do t’i kemi”, ka nėnvizuar zėdhėnėsja e “Termokosit”.

E nga krejt kjo situatė nuk do tė pėrjashtohet as Qendra Klinike Universitare e Kosovės (QKUK), e cila edhe vitin e shkuar ėshtė pėrballur me telashe rreth furnizimit me ngrohje pėr pacientėt e shtrirė aty.

“Edhe kėtė sezon pėr QKUK-nė do tė ketė ngrohje aq sa do tė ketė edhe pėr tė gjithė konsumatorėt e tjerė tė ‘Termokosit’”, ka deklaruar Uka-Fejzullahu.

Sipas saj, pėr nevojat e QKUK-sė ndėrmarrja do tė ketė nė dispozicion ngrohtoren e veēantė, e cila punon me naftė, por atė duhet ta sigurojė vetė QKUK-ja.

Por zyrtarė tė QKUK-sė pohojnė se sigurimi i sasisė sė naftės pėr kėtė ngrohtore ėshtė shumė vėshtirė i pėrballueshėm pėr buxhetin e kėtij institucioni. 

Shpend Fazliu, zėdhėnės nė QKUK, ka pohuar pėr gazetėn se “nė rast tė mosfurnizimit nga ‘Termokosi’, e vetmja mundėsi pėr furnizim me ngrohje pėr QKUK ėshtė ai nga ngrohtorja alternative me naftė, e cila ėshtė nė pronėsi tė ‘Termokosit’, qė ngrohė me derivate tė naftės, por e cila ėshtė shumė e kushtueshme dhe vėshtirė e pėrballueshme pėr buxhetin e QKUK-sė”.

Fazliu pohon se vitin e kaluar furnizimi me ngrohje nė kėtė mėnyrė i ka shkaktuar shpenzime tė mėdha QKUK-sė, dhe kjo sivjet do tė jetė pothuajse e pamundur tė pėrsėritet sėrish.

“Brenda njė dite ne harxhojmė 5 tonė naftė pėr ngrohjen alternative, qė i bie tė kemi mbi 6 mijė euro shpenzime brenda njė dite”, ka thėnė Fazliu.

Ai ka nėnvizuar se “vitin e kaluar kemi pasur shpenzime mbi 600 mijė euro dhe nuk na janė alokuar mjete shtesė”.

Ndėrkohė nė “Termokos” pohojnė se vazhdon tė mbetet e pandryshuar gjendja rreth njė borxhi prej njė milion eurosh qė “Termokosi” ia ka njė kompanie private “Compact Group”, e cila kishte furnizuar me mazut ndėrmarrjen, por paratė nuk i janė paguar nė tė kaluarėn. Pėr pasojė kompania ka paditur nė gjyq “Termokosin” dhe gjykata ka bllokuar xhirollogarinė e ndėrmarrjes derisa ajo tė mos e paguajė kėtė borxh.

“Ēėshtja e borxhit ndaj” “Compact Group” ka mbetur e pandryshuar ashtu sikur edhe ēėshtja e xhirollogarisė sė bllokuar, por shpresojmė se sė shpejti do tė zgjidhet edhe ēėshtja e kėtij borxhi”, ka deklaruar Uka-Fejzullahu.

 

luli30.10.2012/14:05

Termokosi edhe kur nxen edhe kur nuk nxen faturat prej 40 vijn ne dyert e konsumatorit te mjer. I mjeri populli i Kosoves deri sa nuk montohen matesit edhe neper banesa ose shtepija dhe cdokush me menaxhu sipas xhepi dhe kushteve eksistuese.

qytetare e jo fshatar30.10.2012/12:12

"Sherbimet" e Tremokosit jan tmerr i vertet,qmimin e caktojne vete,kur do leshojne nxemjen e kur jo e bejen simbas tekeve partijake,fakturen u ja bane partia aqe sa i duhet per momentin,te punesuar krejt do legena partijak..perse une si konsumator skam mundesi qe te kontrolloj hargjimet e mia..kur dua te leshoj ngrohjen e ku dua e mbylli..sa te hargjoj aqe te paguaj..si rryma se paku kur ka rryme....nese jo ishalla sod mbyllet ..

Filipi30.10.2012/12:11

Ketij dinosauri, i cili qe nga fillimi ka gelltirut dhe perpi buxhetin e Koosves dhe ate te Komunes, duhet vere drynin. Ky institucion asnjehere nuk ushtroj punen e vete sa e si duhet, me perjashtim te disa strukturave te ciulat ishin ne piedestalin e politike. Madje, madje u shenderrue edhe ne burim per manipulime dhe vjedhje, e sidomos ne vitet e fundit. Nxehjen per qytet duhet siguruar nga termocentralet, sikurse filloj qe moti dhe mbeti vetem me shperndarjen e tubacioneve qe tani jane vjedhur per hekur te vjeter. Ky do ishte nje potey i qelluar dhe buxheti i Koosves hde ai i Komunes do te lehtesoheshin per qindra mije euro.

The lost of mohicans30.10.2012/11:59

Kta na nxejn veres ngase ia lshojn ma pak dhe kshtu ma shum dit na nxen veres ose vjeshtes. Derisa ne dimen veq kercasin akllat. Vjet ka qen pak ma mir.

bubrreci30.10.2012/11:44

"Termokosi" o kthy ne institut per parashikimin e motit!

braveheart30.10.2012/10:53

Lirisht mbylleni ne dry se qytetaret moti kane heq dore nga sherbimet qe ju pretendoni te ofroni.