PZHK i Prishtinës diskutohet me ekspertë italianë të urbanizmit

Publikuar: 27.09.2012 - 14:41

Prishtinė, 27 shtator - Kryetari i  Prishtinės dr. Isa Mustafa nė takim me ekspertė italianė tė urbanizmit, tė cilėt janė pjesė e grupit tė ekspertėve tė kompanisė qė po harton Planin Zhvillimor Komunal, ka thėnė se Prishtina ėshtė njė vlerė qė po i nxit tė gjithė qė tė vijnė dhe tė jetojnė kėtu, andaj gjatė hartimit tė PZHK duhet qė me vėmendjen me tė madhe tė pėrcaktohen kahet e zhvillimit tė qytetit, duhet tė jepen zgjidhje tė qarta se si tė bėhet funksionalizimi dhe shfrytėzimi efiēient i zonave jashtė qytetit.

Kryetari Mustafa tha se zhvillimi i qytetit nė pjesėn jugore dhe perėndimore ėshtė takuar me kufijtė komunalė, prandaj duhet tė kihet kujdes gjatė hartimit tė PZHK nė caktimin vizionit tė zhvillimit tė Prishtinės.

 “Prishtina ėshtė njė vlerė qė po i nxit tė gjithė tė vijnė tė jetojnė kėtu, andaj pavarėsisht rezultateve tė regjistrimit, ne duhet qė nė Planin Zhvillimor Komunal t’i parashohim kriteret dhe format se si qytetarėve qė jetojnė nė Prishtinė t’u ofrojmė shėrbime”, tha kryetari Mustafa. Siē u shpreh ai, Plani Zhvillimor Komunal duhet ta pėrcaktoj Prishtinėn nė atė formė qė tė jetė qytet i tė rinjve dhe pėr tė rinjtė.

Kryetari i Prishtinės, Isa Mustafa tha se komuna pėrmes PZHK-sė duhet tė ndryshojė kahet e zhvillimit tė zonave rurale tė qytetit, qė pėrmes krijimit tė kushteve dhe shėrbimeve mė tė mira, kėto zona tė bėhen atraktive pėr jetės.