Shtime, veturat zyrtare pa shenja identifikuese

Publikuar: 21.09.2012 - 21:44

Shtime, 21 shtator – Disa nga veturat zyrtare tė Komunės sė Shtimes nuk identifikohen si zyrtare, shkaku i mungesės sė logos. Ndaj sipas kėsaj ēėshtjeje ato mund tė pėrdoren edhe pėr interesa private nga zyrtarėt komunal. Ahmet Ahmeti, kėshilltar i LDK-sė, ka thėnė se vetura zyrtare duhet tė identifikohet nė bazė tė logos. “Veturat janė tė nevojshme pėr kryerjen e detyrave zyrtare nė shėrbim tė qytetarėve, ndaj nė bazė tė logos veturat duhet tė identifikohen se janė pronė e Komunės, ndaj disa nga kėto vetura nuk kanė logo dhe nuk identifikohen si vetura zyrtare dhe, duke u nisur nga kjo, mendoj se kėto vetura mund tė pėrdoren edhe pėr punė private.

“Pushteti lokal i Shtimes ka bėrė njė gabim administrativo- juridik qė faktikisht kėto gjera duhet tė ndiqen me ligj, sepse mungesa e logos nėpėr vetura zyrtare po na lė ēdo herė pėr tė dyshuar dhe kjo ēėshtje pėr LDK-nė ėshtė e pa pranueshme”,ka deklaruar Ahmeti.

Gjithashtu edhe Shaban Halimi, kėshilltar i LDD-sė, ka kėshilluar pushtetin lokal tė Shtimes qė sa mė shpejt t’i rregullojnė veturat zyrtare me logo. “Ėshtė e domosdoshme qė veturat zyrtare pos numrit tė targave duhet tė identifikohen edhe me logo, sepse shumica e qytetarėve mendojnė se po keqpėrdorėn veturat e Komunės, ndaj pėr tė mos dyshuar opinioni, Komuna e Shtimes duhet sa mė shpejt t’i rregullojė logot e veturave zyrtare dhe tė identifikohen se ato janė nė shėrbim tė qytetarėve”, ka bėrė tė ditur Halimi.

Mungesėn e logos nė veturat zyrtare e konfirmon edhe vetė kreu Komunal i Shtimes Naim Ismajli. “Komuna e Shtimes ka gjithsej 7 vetura zyrtare dhe kamė njohuri se disa nga kėto nuk kanė logo tė Komunės, por ajo qė e identifikon njė veturė zyrtare ėshtė numri i targave. Mirėpo nė njė takim me drejtorin e pėrgjithshėm tė Administratės komunale, Ekrem Reēica, kamė kėrkuar qė sa mė shpejt tė vendosen logot nė veturat zyrtare. Mungesa e logos nė vetura ndodh nė rastet kur hiqen veturat e vjetra nga pėrdorimi dhe blihen vetura tė reja, por gjatė kohės derisa tė vendosėn logot mbi veturat e reja asnjė veturė zyrtare nuk mund pėrdoret pėr interesa personale”, ka sqaruar Ismajli.