PDK-së në Prizren i rebelohen këshilltarët e vet

Publikuar: 21.09.2012 - 10:35

Prizren, 21 shtator - Mbledhja e Kuvendit tė Komunės sė Prizrenit, nė tė cilėn ėshtė dashur tė debatohej pėr buxhetin komunal 2013-2015, tė enjten ėshtė ndėrprerė pėr shkak tė mungesės sė kuorumit, pasi qė takimin e kanė braktisur fillimisht tetė kėshilltarė tė PDK-sė, veprim ky qė ėshtė pasuar edhe nga 11 kėshilltarėt opozitarė tė LDK-sė. KK-ja ka miratuar vetėm procesverbalin e mbledhjes sė kaluar, ndėrkohė qė nuk ėshtė shkuar nė miratim tė rendit tė ditės nė mungesė tė numrit tė mjaftueshėm tė kėshilltarėve.

Grupi i kėshilltarėve "rebelė" tė PDK-sė ka shprehur pakėnaqėsi nė lidhje me formulimin e buxhetit dhe praktikat e qeverisjes nė nivel lokal dhe ka bėrė tė ditur se nuk pranon mė qė tė jetė peng i dy-tre personave qė qeverisin me Komunėn e Prizrenit.

"Aktualisht qeverisjen nė Prizren e mbajnė dy-tre njerėz qė e kanė uzurpuar pushtetin. Realisht, Prizreni nuk ka as opozitė, ngase edhe ata janė vėnė nė shėrbim tė kėtyre 2-3 njerėzve qė mbajnė pushtetin nė Prizren", ka thėnė kėshilltari i PDK-sė, Hajrim Qengaj.

Sipas tij, kėshilltarėt e KK-sė nuk kanė asnjė rol domethėnės, ngase vendimmarrja e tyre sfidohet sapo tė dalin nga salla e legjislativit. Ai e ka pranuar se problemet nė PDK qė e udhėheq koalicionin qeverisės nė Prizren janė thelluar prej kohėsh dhe se tetė kėshilltarėt nuk do tė marrin pjesė nė KK pa ndryshim qenėsor tė parimeve tė qeverisjes.

Ndėrsa kėshilltari tjetėr i PDK-sė, Masar Shala, propozimin pėr rend dite me vetėm njė pikė e ka quajtur joseriozitet, njėjtė sikurse edhe propozim-buxhetin komunal pėr periudhėn 2013-2015.

"Qe 10 vjet rresht na ofrohen kėso buxhetesh qė denigrojnė edhe rolin e kėshilltarit", ka thėnė Shala, duke pėrkujtuar hartuesit e buxhetit se nė Drejtorinė e Administratės figuron pozicioni i kryeshefit ekzekutiv, qė ėshtė mėnjanuar nga LVL-ja pesė vite mė parė.

"Ky buxhet nuk ėshtė hartuar konform interesave tė qytetarėve tė Prizrenit, por paraqet njė stereotip", ėshtė shprehur Shala.

Ai ka kritikuar ekzekutivin komunal pėr shkak se nė buxhet nuk figuron pozicioni pėr legalizimin e ndėrtimeve, pastaj mjetet e kufizuara tė ndara pėr raste sociale sikurse edhe mungesėn e investimeve nė infrastrukturėn kulturore tė qytetit.

"Ne si kėshilltarė tė PDK-sė nuk do tė marrim pjesė nė debatin pėr buxhet, ngase konsiderojmė se duhet tė hulumtohen mirė nevojat e qytetarėve dhe buxheti tė hartohet konform nevojave tė tyre, sepse deri tani edhe buxhetin qė e kemi votuar ne ėshtė ndryshuar nga Bordi i Drejtorėve dhe ėshtė shkelur vota jonė", ka theksuar Shala.

Me largimin e kėshilltarėve tė PDK-sė nga salla e mbledhjes nė objektin e administratės komunale, fjalėn e ka marrė shefi i kėshilltarėve tė LDK-sė, Haziz Hodaj, i cili ka kėrkuar nga kryetari i komunės, Ramadan Muja qė tė dorėzojė mandatin te qytetarėt e Prizrenit.

"Kryetari i Komunės sot duhet ta thirrė njė konferencė pėr shtyp dhe t'ua dorėzoj pushtetin qytetarėve tė Prizrenit, ngase qė nga sot ju nuk i keni numrat pėr tė qeverisur me Prizrenin", ka thėnė Hodaj.

Ai u ėshtė pėrgjigjur edhe kritikave tė kėshilltarit Qengaj, duke theksuar se LDK-ja ka bėrė opozitė nė mėnyrėn e vet dhe me qasje konstruktive dhe se nuk bėhet objekt kusuritjesh mes fraksioneve tė asnjė subjekti politik. Hodaj ka bėrė tė ditur se LDK-ja lėshon mbledhjen pėr shkak tė parimeve tė saj dhe jo pėr shkak tė qėndrimeve tė kėshilltarėve 'rebelė' tė PDK-sė. 

Pak orė mė pas ka reaguar Dega e LDK-sė.

"Qėndrimi kritik i 8 kėshilltarėve tė vetė PDK-sė nė Kuvendin Komunal ėshtė shenjė inkurajuese se nė front  ndaj sė keqes janė vėnė edhe vetė kuvendarėt e PDK-sė, duke iu bashkuar betejės sė drejtė nė mbrojtjen e interesave tė qytetarėve", thuhet nė komunikatė ku ėshtė pėrsėritur thirrja pėr dorėheqjen e qeverisė lokale.

E, Lulzim Kabashi i LDD-sė ka akuzuar kėshilltarėt qė kanė braktisur mbledhjen e KK-sė pėr mungesė tė guximit pėr ballafaqim argumentesh nė mėnyrė demokratike.

"Ju bėj thirrje qė ata tė kthehen dhe kėtu ta vazhdojnė luftėn e tyre me argumente dhe nė mėnyrė demokratike", ka thėnė Kabashi.

Nė anėn tjetėr, kryesuesi i KK-sė, Nijazi Kryeziu, ka bėrė tė ditur se ėshtė kundėr sabotimeve dhe praktikave tė lėshimit tė takimit dhe se ėshtė pro ballafaqimit tė argumenteve. Sipas tij, sfida tė kėsaj natyre KK-ja e Prizrenit ka pasur edhe nė  tė kaluarėn dhe ka shfaqur shpresėn se edhe kjo situatė do tė tejkalohet.

"Nga 1 deri mė 31 shtator ēėshtja e buxhetit ėshtė nė duart e KK-sė. Ne e kemi propozimbuxhetin 2013-2015 dhe ėshtė vota e kuvendarėve qė i jep formėn finale buxhetit komunal", ka thėnė Kryeziu.

Ndėrsa sa i pėrket kėrkesės sė opozitės pėr dorėzimin e pushtetit, ai ka thėnė se thirrje tė tilla janė bėrė qė prej se kryetari Muja ka fituar mandatin e dytė.

"Ata qė e njohin LVL-nė e dinė se nė rast tė mosaprovimit tė buxhetit nga KK-ja,ai shpallet jofunksional, dhe jo ekzekutivi i komunės apo kryetari, qė ėshtė zgjedhur me votėn e qytetarėve", ka pėrfunduar Kryeziu.